Bushati: Po rrezikojmë për herë të III-të statusin

Ditmir Bushati
TIRANE- Partia Socialiste shprehi sot shqetësimin e saj për rrezikun e humbjes për herën e tretë të marrjes se statusit kandidat për në Bashkimin Europian.
Deputeti i PS-së, Ditmir Bushati, nga selia rozë deklaroi se, Shqipëria rrezikon te humbë për të tretën herë statusin dhe ta rëndojë edhe më tej perspektivën e bisedimeve për anëtarësim, sepse Berisha nuk ka dëshirë të plotësojë edhe standardet më minimale që burojnë nga prioritete.
Është e qartë, vazhdoi më tej Bushati, që Berisha ka zgjedhur rrugën e lindjes, përkundrejt rrugës që të çon drejt perëndimit, duke shtuar se, partnerët ndërkombëtarë e kanë thënë fjalën e tyre se çfarë duhet të bëjmë në mënyrë që të festojmë denjësisht 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Duke iu referuar humbjes për herë të dytë të statusit, Bushati tha se kjo ndodhi për shkak të vrasjeve të 21 janarit dhe vjedhjes së votave, ndërsa këtë viti Berisha zgjedh në postin e Presidentit ministrin e tij të Brendshëm.
Opozita tha ai e ka dhënë kontributin e saj me vepra, duke krijuar një proces model të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, vlerësuar nga ndërkombëtarët, si dhe me votimin e ligjeve që kërkojnë 3/5.
Ai bëri thirrje, maxhorancës që të përmbyllet sa më shpejt reforma e kërkuara.