Berisha: Qeveria, angazhim për konsolidimin e nismës "1 OKB"

Kryeministri Berisha ka garantuar se qeveria shqiptare do të punojë me përkushtim për konsolidimin me sukses të kësaj nisme në Shqipëri. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryetaren e grupit të zhvillimit të OKB-së Helen Clark, kryeministri Berisha nisma i ka rezistuar kohës.
“Kjo nismë synon që të rrisë efiçencën e ndihmës së OKB-së për zhvillimin e vendeve anëtare, për arritjen e objektivave të mijëvjeçarit, të ulë koston e kësaj ndihme dhe të zvogëlojë barrën burokratike në këtë process” shtoi Berisha.
Nga ana e saj kryetarja e grupit të zhvilliti të OKB-së Helen Clark duke e vlerësuar atë shumë të rëndësishme për impaktin që do të ketë për të ardhmen, theksoi se Shqipëria ka bërë më të mirën e mundshme për këtë nismë.
Ajo falënderoi kryeministrin Berisha për mikpritjen e ngrohtë të të gjithë pjesëmarrësve dhe vlerësoi të gjitha vendet pilote që kanë marrë pjesë në këtë nismë.
“Kjo axhendë ka si objektiv që OKB-ja të punojë më mirë në mënyrë që edhe zhvillimi të ndihmohet më shumë”- theksoi Clark, e cila shtoi se qasja “Një OKB” ka përforcuar rolin e saj dhe ka treguar se i përgjigjet axhendave të ndryshme të vendeve në zhvillim.