E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ diskuton referendumin kundër mbeturinave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet t’i japë  OK sot mbajtjes së referundimit kundër importit të plehrave, i iniciuar nga Aleanca Kundër Importimit të Plehrave (AKIP).

Në mbledhjen e sotme, KQZ po merr në shqyrtim firmat e hedhura nga qytetarët për referendum. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani tha se ka dyshime për falsifikime, por sipas tij, kjo nuk e cenon kuotën prej 50 mijë firmash për mbajtjen e referendumit.

Zyrtarë të KQZ-së thanë se kanë dërguar në polici për verifikim, rreth 147 kampionë firmash, të cilat dyshohet se janë falsifikuar.

Aleanca  Kundër Importimit të Plehrave arriti të merrte më shumë se 62 mijë firma nga qytetarët duke tejkaluar kështu me disa mijë kuotën për mbajtjen e referendumit.

Pak ditë më parë gjatë prezantimit të nismës, Vepro Tani!, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu kritikoi ashpër KQZ-në për mosmarrjen parasysh të kërkesës së AKIP. Kjo beri qe KQZ te reagonte, duke akuzuar perfaqesuesit e AKIP se kishin falsifikuar firmat e qytetareve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›