Bushati: Qeveria dështoi për liberalizimin e vizave
“Pra, shqiptarët e shqiptaret detyrohen të vazhdojnë të paguajnë, fare padrejtësisht, çmimin e lartë të mungesës së lirisë së lëvizjes në Evropë, për shkak të Sali Berishës e të një qeverie të kthyer në një biznes familjar”-tha Ditmir Bushati, kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës.
Ai shtoi se Komisioni Evropian, konstatoi se qeveria ka dështuar në përmbushjen e standardeve që kanë të bëjnë me mbajtjen e zgjedhjeve të lira si dhe me pajisjen e qytetarëve shqiptarë me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. Gjithashtu, sipas Bushatit, KE-ja thekson se Shqipëria ka dështuar në përmbushjen e standardeve që kanë të bëjnë me migracionin e paligjshëm, ripranimin dhe menaxhimin e integruar të kufijve.
“Duke penalizuar kështu padrejtësisht shqiptarët që do vazhdojnë të mbeten peng i regjimit të vizave, ndërkohë që qytetaret e Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi do të lëvizin lirisht në Evropë, qeveria familjare e Sali Berishës thellon më tej hendekun mes Shqipërisë e vendeve të rajonit”, vijoi më tej ai.