Meta: Koalicion vetem me te majtet
KORCE- Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka perseritur edhe njehere diten e djeshme nga qyteti i Korces, duke siguruar bazen e kesaj partie se koalicionet pas zgjedhore do te behen vetem me partite e spektrit te majte, duke perfshire edhe partine Socialiste. "Ne asnjehere nuk kemi thene, sot te kalojme djathtas. Keto jane diversione te dirigjuara nga Berisha dhe nga persona brenda Partise Socialiste", deklaroi Meta perpara anetareve te partise qe ai drejton. Meta nuk pranoi te pergjigjet nese koalicionin me socialistet do e beje me apo pa kreun e socialisteve, Edi Rama."Une nuk merrem me emra, por me platforma", u shpreh lideri i Levizjes Socialiste per Integrim, ndaj interesimit te qytetareve se si mund te formatohet nje koalicion pas zgjedhor PS-LSI. "E rendesishme per te majten eshte te largohet Berisha dhe te luftojme krizen. Pergjegjes per papunesine dhe krizen qe ka pllakosur vendin, nuk eshte vetem kriza globale, por edhe papergjegjshmeria e qeverisjes aktuale", beri te ditur Meta.
Me pas ai u perqendrua ne platformen e Levizjes Socialiste per Integrim, per daljen nga kriza."Armiku me i madh sot eshte papunesia dhe varferia. Duhet patjeter qe te dalesh nga kjo krize. Dhe daljen nga kriza, nuk e ka moralin ta beje ajo qeveri qe solli Gerdecin. Por zgjedhjet e ardhshme", shprehu sigurine per fitore lideri i LSI. Ai nuk preferoi te bente te ditura kandidaturat, duke thene se ne rrethet e medha, do te jete nje faze tjeter qe do te zyrtarizohen personat, si dhe ata qe do te mbulojne rajonin e Korces. Gjithsesi burime prane deges se LSI ne Korce, bejne te ditur se ne krye te listes per kete rajon do te jete sekretari i Pergjithshem, Petrit Vasili. Duke iu referuar edhe votimeve paraardhese, Vasili ka mundesine per t'iu bashkangjitur listes se 12 deputeteve qe do te dalin nga rajoni i Korces.
Nderkaq ky i fundit, nepermjet nje deklarate per shtyp, diten e djeshme se Levizja Socialiste per Integrim, ka qene e bindur ne qendrimin e saj se socialistet dhe progresistet do te fitojne zgjedhjet e ardhshme dhe per rrjedhoje nese LSI do t'i duhet qe te beje nje aleance politike, natyrshem do ta beje ate me Partine Socialiste. "LSI ka pasur objektiv te pandryshuar te saj fitoren e te majtes e progresisteve, nxjerrjen ne pension politik te Berishes ne 28 qershor dhe ka vepruar ne funksion te ketij qellimi", u shpreh sekretari i Pergjithshem i LSI per objektivat e partise se tij ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare.
D.Z/D.D