E Shtunë, 31 Tetor 2026

Synej, ushqime dhe veshmbathje per te pastrehet

Banoret qe kane mbetur te pastrehe kane shkuar tek te afermit e tyre perkohesisht. Ndersa nga ana e pushtetit vendor Kavaje, jane marre te gjitha masat per t'i plotesuar kushtet familjareve, per sa i perket ushqimit, si dhe ndihmave te tjera materiale. Banoret jane vizituar edhe nga zevendesministri i Brendshem, Ferdinant Pone si dhe shefi i shtabit te emergjencave, Alfred Olli. Ata i kane premtuar banoreve, qe jane marre te gjitha masat per evakuimin dhe sigurine e tyre, ndersa po punohet per evidentimin e demeve te shkaktuara. Per t'i ardhur ne ndihme familjareve te demtuar nga shembja e shtepive, Pone ka sjelle ndihma ne ushqime, batanije, carcafe, rroba, etj, ne bashkepunim edhe me Kryqin e Kuq, ndersa krahas mbeshtetjes materiale, u ka ofruar edhe mbeshtetje morale. Permes nje komunikimi me banoret e zones, si dhe perfaqesues te pushtetit vendor, kryetari i komunes Synej, Perparim Caca, deklaroi se "pervec ndihmave ekonomike, banoret qe kane veshtiresi ne strehim mund te sigurohen me ane te banesave me qira apo ne konvikte". Nderkohe shtabi lokal i emergjencave, i drejtuar nga sekretari i pergjithshem i prefektures se Kavajes, Enver Masha, po ben vleresimin paraprak te demit te shkaktuar, se bashku me institucionet e tjera te specializuara.

Premtimi

Ne lidhje me ngjarjen qe demtoi shtate familjet e fisit Gjeci, ne fshatin Bago te komunes Synej, qe ndodhet vetem gjashte kilometra ne perendim te qytetit te Kavajes, nga ana e qeverise eshte premtuar dhenia e ndihmes per te demtuarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›