Panik ne Bago, rreshkitjet vazhdojne
Kavaje- Frike dhe ankth per 200 familje ne fshatin Bago te komunes Synej ne Kavaje. Dy dite pas ngjarjes dramatike, situata vazhdon te mbetet alarmante. Banoret jane te perfshire nga paniku, pasi edhe gjate oreve te para te dites se djeshme, ka pasur demtime te banesave te tyre dhe erozion. Bilanci i demeve materiale vazhdon te rritet. Nga shtate shtepi te shkaterruara teresisht dy dite me pare, te pabanueshme jane deklaruar edhe shtepi te tjera, te cilat rrezikojne te shemben pas rreshkitjes se befasishme te tokes. Sipas eksperteve, mesojme se pas shembjes se plote te shtate vilave gjate oreve te para te mengjesit te se shtunes, rreshkitja rrezikon edhe tete banesa te tjera ne kete zone. Ne vendngjarje mesojme se ne me shume se 20 shtepi te tjera jane konstatuar carje te mureve te dhomave, kurse ne disa te tjera vetem krisje. Zona ku dhe ka ndodhur rreshkitja e tokes eshte evakuuar nga Shtabi i Emergjences, ndersa numri i banoreve arrin deri ne 170 persona te pastrehe.
Banoret
Te perfshire nga paniku, banoret shprehen se pas shembjes nje dite me pare te shtate shtepive, te ndertuara vetem ne keto vitet e fundit, ata kane frike se mos pesojne te njejten drame. Azem Gjeci, baba i kater femijeve, pohon se momentalisht eshte strehuar tek te afermit e tij, qe ndodhen ne komunen Synej. Ndersa vijon me tej duke thene se demet e shkaktuara si pasoje e rreshkitjes se tokes, perllogariten ne disa miliona leke. I demtuari Azem Gjeci, pohon gjithashtu se jetesa tek te afermit e tyre eshte mjaft e veshtire, per shkak te numrit te madh te familjareve. Nje tjeter problem qe banori i demtuar ngre, eshte dhe mungesa e ndihmes ekonomike. Sipas Azemit, familja e tij nuk ka me asnje pasuri, pasi gjithcka eshte shembur dhe ka ngelur brenda rrenojave te baneses. Ndersa si te vetmen zgjidhje ai shikon strehimin nga ana e shtetit. Po keshtu edhe Limena Hallulli, pohon se gjithcka qe ajo dhe familja e saj kishin ndertuar nder vite, ishte shkaterruar brenda nje nate te vetme. Ajo se bashku me shtate pjesetaret e familjes, eshte strehuar tek xhaxhai perkohesisht, edhe pse nuk e shikon si nje zgjidhje afatgjate. E demtuara i kerkon shtetit te ktheje syte nga keto familje dhe t'i ndihmoje ne nje zgjidhje sa me te shpejte dhe konkrete.
Ekspertet
Mengjesin e djeshem, ne fshatin Bago te komunes Synej, ka mberritur nje grup prej disa ekspertesh te Sherbimit Gjeologjik Kombetar. Ata pohuan se toka vazhdon te perbeje rrezik per zonen e cila eshte e mbipopulluar nga me shume se 200 familje. Sipas inxhinier Sami Nenaj, toka mund te jete e rrezikshme dhe mund te rreshkase perseri, per shkak se pjesa me e madhe e saj eshte e perbere nga rere dhe uje, por gjithsesi keta te dhena do te shqyrtohen ne laborator. Ekspertet gjenden ne terren per te bere analiza te gjendjes se dheut dhe duan te provojne permes analizave ne hapesiren prej afro tete hektaresh te ketij fshati, nese zona eshte e banueshme apo jo. Ekspertet thane se po kryejne matjet dhe inspektimet e duhura, per te qartesuar nese rreshkitjet e tokes do te vazhdojne, cili do te jete intensiteti i tyre dhe pasojat qe mund te sjellin.
Enkelejda Arapi