E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Rëndohet raporti import-eksport duke thelluar varfërinë

Partia Socilaiste shpreh shqetësimin e saj, nëpërmjet nënsekretarit për programin, Ervin Bushati për uljen e eksportit vendas dhe rritjen e importit të prodhimeve ushqimore. Baraj u shpreh se PS shpreh shqetësimin për një raport të paimagjinueshëm për një vend europian mes importeve dhe eksporteve të produkteve ushqimore, 10 me 1, që do të thotë se në 2008 importet ushqimore ishin 10 herë më të larta së eksportet tona me botën. Gjithashtu, Baraj tha se në kushtet kur produktet e vendit po kalben nëpër shtëpitë dhe arat e bujqve, qeveria nuk ka asnjë plan dhe asnjë masë për rregulluar situatën në treg. Sipas tij, ky raport është tregues për rritjen e mëtejshme të varfërisë në vend, për pasigurinë ushqimore në të cilën kemi hyrë nga keqqeverisja e Sali Berishës.Ky raport 1 me 10, ku eksportet e produkteve ushqimore janë fare të papërfillshme në raport me importet, është tregues edhe i çmimeve të papërballueshme të tryezës së përditshme të shqiptarëve,- tha Baraj. Ai tha se Shqipëria e vitit 2009 është thellësisht e varur në ushqimin e njerëzve të saj nga importet e produkteve të konsumit të përditshëm. Ndërkohë që çdo ditë dëgjojmë propagandën shurdhuese qeveritare për rritje të prodhimit vendas, vetë statistikat zyrtare kundërshtojnë thëniet ministrore,- u shpreh Baraj. Sipas tij, askush nga qeveria nuk mund të flasë sot për politika mbrojtëse në raport me tryezat e bukës së shqiptarëve, as për rritje të paparë ekonomike në një kohë kur skemi mundësi që të konsumojmë atë që prodhojnë bujqit e fermerët e vendit, dhe kur jemi thellësisht të varur nga ajo çka prodhojnë bujqit e fermerët jashtë kufijve të vendit.PSSH me programin e saj të ri për bujqësinë, pas 133 ditësh do të nisë luftën reale me varfërinë ne Shqipëri,- theksoi Baraj.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›