E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhet kreu i PD për nën/degën e Cakranit

Adriatik Bregasi u zgjodh kryetar i nën/degës së Partisë Demokratike në komunën e Cakranit, në rrethin e Fierit, pas zgjedhjeve të zhvilluara ditën e djeshme, në të cilat ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. "Procesi model, zgjedhjet e qeta, të lira e me sens qytetar, që po zhvillohen në të gjitha  degët e PD, reflektojnë jo vetëm  frymën e lirë dhe demokratike brenda PD-së, por dhe një pjekuri për të marrë përsipër edhe një mandat të dytë për të qeverisur vëndin", u shpreh ministri Alibeaj, njëkohësisht nënkryetar i grupit të punës të PD-së për zgjedhjet në degën lokale të PD-së të Qarkut të Fierit, duke shtuar se "PD është e vendosur për ta çuar Shqipërinë drejt të ardhmes së saj euroatlantike". Në garë për kreun e nën/degës së PD në Cakran ishin Adriatik Bregasi dhe Bardhyl Alija. Nën/dega e PD-së në Cakran është krijuar në Shkurt të vitit 1991. Ajo aktualisht  numëron 320 anëtarë.

Email This Klikime: 3

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›