E Diel, 1 Nëntor 2026

"From Tirana with Love", ballo festive organizuar nga Njësia Bashkiake Nr. 10

From Tirana with Love, kështu është quajtur balloja e organizuar nga Njësia Bashkiake Nr. 10 në kryeqytet, e organizuar nën kujdesin e kryetarit Gerti Bogdani. Gjatë fjalës së tij Kryetari i Njësisë nr 10, Gerti Bogani, tha se "ky aktivitet i jashtëzakonshëm, që është kthyer tashmë në traditë, i cili nga suksesi i vitit të parë në shkollat e njësisë 10 është shtrirë tani në të gjithë Tiranën, është një tregues i qartë i përkushtimit të Njësisë 10 për të rinjtë. Kjo është energjia dhe risia që sjell Njësia 10, është ndryshimi, ka theksuar Bogdani. Ballo festive u organizua për të gjitha gjimnazet e Tiranës dhe mbi 150 çifte kanë shpalosur performancën e tyre. Aktiviteti u pasurua me performancën e nxënësve të Shkollës së Baletit, artistëve nga Liceu Artistik, dhe kërcimi i grupit të baletit "Love and Dance". U organizua gjithashtu një short, ku çmimi për fituesit ishte një darkë romantike në një restorant luksoz të Tiranës me rastin e Shën Valentinit. Suksesi i aktivitetit u bë i mundur në bashkëpunimin me Frederika Spoza dhe Ami Special Events, të cilët bënë të mundur veshjen e 150 vajzave me fustane nusesh, duke i dhënë një dimension special aktivitetit.

Email This Klikime: 2

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›