E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Zgjedhjet, rasti më i mirë për tu ndarë nga politika e vjetër

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama në vijim të turit të tij elektoral zhvilloi mbrëmjen e djeshme një takim me me të rinjtë vullnetarë të qytetit të Beratit. Gjatë fjalës së tij në Berat, Kryetari i PS Edi Rama bëri apel ti hapim rrugë ëndrrës europiane të marrë peng nga politika e vjetër e pabarazisë që varfëron të papushtetshmit dhe mbingop pushtetarët. Gjithashtu, ti hapim rrugë ëndrrës europiane të marrë peng nga politika e vjetër e zanatçinjve të urrejtjes e të dasive mes njerëzve te thjeshte te këtij vendi. Rama u shpreh se problemet e njerëzve qëndrojnë të pazgjidhura përtej dasive partiake që politika e vjetër i ushqen prej 18 vjetësh, deri në fshatin më të humbur të Shqipërisë, u ka futur grindjet dhe tifozllëkun e verbër partiak, pikërisht sepse është e paaftë t'i zgjidh problemet, duke i kthyer njerëzit në tifozë, duke i verbuar me dufin e urrejtjes dhe me yshtjen e mllefit, që politika e vjetër ka arritur të realizojë 18 vjet me radhë, devizën "përçaj dhe sundo". Në këtë takim Kryetari i PS, Rama  theksoi se "një popull që e do vendin e tij mund ta ndryshojë. Nuk ka rast më të mirë se ky që na japin zgjedhjet e ardhshme për ta provuar këtë të vërtetë të madhe, duke mos e lënë vendin bosh që i takon secilit prej nesh në këtë betejë mes të ardhmes e të shkuarës. Sipas Ramës, qytetarët e këtij vendi nuk kanë më nevojë për një politikë që t'ju jap arsye për t'u ndarë. Qytetarët e qytetaret e këtij vendi kanë nevojë për një politikë që t'ju jap arsyen për t'u bashkuar dhe për të kthyer faqen e dasisë 18-vjeçare. Politika e re, tha Rama është fundi i urrejtjes dhe cinizmit, është rënia e barrikadës së interesave personale, klienteliste, nepotike, partiake, që politikanët kanë ngritur pushtet me ata që i çojnë në pushtet, me njerëzit.Fundja, fushata elektorale po afron dhe të gjithë, si gjithnjë prej 18 vjetësh, kanë nisur të bëjnë premtime për të marrë votat që pastaj, me votat që marrin, të bëjnë si gjithnjë çdo gjë tjetër përveç mbajtjes së premtimeve,- u shpreh Rama. Por, kjo e vërtetë e hidhur 18 vjeçare, theksoi kreu socialist nuk është një arsye më pak, po një arsye më shumë, për të mos e lënë fushatën që po vjen në duart e politikanëve dhe për të mos i falur politikës së vjetër të premtimeve të pambajtura një tjetër shans që demokracia ua jep qytetarëve.Kjo fushatë është e juaja, e të gjithëve si ju,- u shpreh ai, duke iu drejtuar qytetarëve të Beratit. Ai vijoi se kjo fushatë është mundësia për t'i dhënë jetë politikës së qytetarëve, ky rrjet vullnetarësh është mjeti për të mos e humbur këtë mundësi historike. Duke iu drejtuar qytetarëve beratas, Rama tha se unë jam në dispozicionin tuaj dhe të të gjithë atyre që duan një bashkim të ri qytetarësh dhe jo një pazar të vjetër kryetarësh. Unë nuk jam këtu për t'u ngjitur me çdo kusht në qeveri me disa të tjerë dhe për të vazhduar të njëjtin avaz të 18 vjetëve keqqeverisje për shkak të rregullave të vjetra të lojës,  po për t'i ndryshuar bashkë me ju këto rregulla dhe vetë politikën. Sepse vetëm kështu mund të ndryshojë rezultati i qeverisjes në të mirën e secilit prej nesh,- vijoi Rama. Ai tha se të mos kesh frikë të besosh sot te ky vend do të thotë ta duash këtë vend dhe, me besim e dashuri për vendin e njëri-tjetrin, ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

Email This Klikime: 9

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›