E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca e PS-se me LSI-ne reagojne Dritan Prifti dhe Asllan Dogjani

Dritan Prifti është i zhgënjyer për aleancen e re. Gjatë një interviste për ABCneës ai njoftoi distancimin nga kjo dhe parti dhe kalimin në Polin e Tretë. Ndërsa Asllan Dogjani, një ditë pas largimit nga grupi parlamentar i PS, pohon se vota e tij nuk është e përcaktuar paraprakisht.

Pas riafrimit të Ramës dhe Metës, deputeti Dritan Prifti nuk e fsheh aspak zhgënjimin që ka marrë nga kryesocialisti. Ndërsa njofton distancimin nga PS, përdor fjalë të forta ndaj partisë më të madhe opozitare.

I pyetur mbi një afrim të tij me Berishën, Prifti thotë se në politikë nuk mund të thuash asnjëherë “kurrë”. Gjithsesi, pas largimit nga Rama, ish-aleati i Metës pohon se do t’i bashkohet Polit të Tretë.

Prifti mendon se pas daljes së LSI nga Qeveria, Kryeministri Berisha duhet të kërkojë votëbesimn në Parlament. Por është i sigurt se të gjithë skenaret për rrëzimin e tij paraprak nga pushteti nuk kanë shanse të realizohen.

Edhe deputeti Asllan Dogjani nuk duket i prirur t’I shkurtojë jetën Qeverisë Berisha. Një ditë pas largimit nga grupi parlamentar I PS, Dogjani thotë se s’ka një vendim paraprak mbi votën e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›