E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekui pas takimit me Ramen Zhvillimet e fundit dritheruese

Ambasadori i BE në Tiranë, Etore Sekui zhvilloi një takim me kryesocialistin Edi Rama në zyrën e këtij të fundit. Biseda zgjati gati një orë, por pas takimit Sekui zbuloi pak detaje. Ai tha se ishte biseduar për shumë gjëra, ndërsa zhvillimet e fundit politike i konsideroi "drithëruese". Sekui nuk pranoi të komentonte nëse Edi Rama ka pranuar se do t’i votoje 3 ligjet e integrimit në kuvend apo jo.

Gjinushi kundër Ramës për afrimin me LSI
Skënder Gjinushi i ka shprehur, kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, oponencën për afrimin e LSI-së në kampin opozitar. Kreu socialdemokrat u takua për 30 minuta me Ramën në zyrën e këtij të fundit.

Mblidhet Kryesia e LSI për të vendosur largimin nga qeveria e aleancën me Ramën
Kryesia e Levizjes Socialiste Per Integrim mblidhet rreth ores 17 sot per te vendosur mbi oferten e Partise Socialiste per nje koalicion parazgjedhor. Mbledhja pritet te vendose per largimin e 3 ministrave te LSI-se dhe pikat e marreveshjes me Partine socialiste. Kreu i LSI-se Ilir Meta do te referoje para kryesise per perspektiven e aleances se re me Ramen dhe propozimet qe do te behen me tek ne Konventen e LSI-se ne fund te ketij muaji.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›