Letra e grave të grevës “Berisha e Topalli, shkaktarë të sakrificës sonë”
Autori i Lajmit: Redaksia
E menjëhershme ka qenë përgjigjja e grave të PS-së, që janë në grevë. Ato i kanë dërguar një letër deputetes së Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku, në reagim për deklaratat e bëra prej saj në media lidhur me protestën e opozitës. “Të pamë në televizor dhe jemi të gjitha të tronditura nga gjuha jote e urrejtjes, thuhet në letër. Ne jemi deputete për herë të parë si ti apo qytetare që janë në këtë grevë, jo sepse na ka detyruar kryetari, por sepse na ka detyruar e ardhmja e fëmijëve tanë, për të cilët lutemi njësoj si për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, që ti së paku, të mos i terrorizosh me gjuhën e Sali Berishës e Jozefina Topallit”,- thuhet më tej në letër. Sipas letrës, politika nuk është arena ku ata që hyjnë duhet të shpërfytyrohen për pushtet, por skena nga ku të shpërfytyruarit prej pushtetit duhet të largohen. “Nuk të kërkojmë shumë, thjesht të mos e pranosh rolin që luajte sot për llogari të pushtetit. Sepse fyen dinjitetin tonë më zi sesa Sali Berisha apo Jozefina Topalli që janë shkaktarët e grevës dhe përgjegjësit për çdo problem që ka lindur dhe do të lindë në rrugën e kësaj sakrifice”,- thuhet më tej në letër. “Urojmë çdo të mirë për ty dhe familjen tënde, jemi shumë të lumtura që çfarë po bëjmë do të vlejë si për çdo familje shqiptare edhe për djalin e vajzën tënde, edhe për nipin e mbesën që pret së shpejti për tu bërë gjyshe”,- thuhet në letër. Kjo letër është firmosur nga Flora Hasanaj, Enkelejda Shkreli, Olta Xhaçka, Shega Ligori, Anila Bitali, Elisa Spiropali, Armonela Felaj e Mimoza Boçari.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2010