E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan: “Greva, jo zgjidhja e duhur për krizën”

Autori i Lajmit: Redaksia

Kryetari i Delegacionit për Ballkanin, Eduard Kukan, u shpreh, pas debatit për krizën politike në vend, se nuk priste zgjidhje nga takimi dyditor i Brukselit. Eurodeputeti i së djathtës evropiane komentoi dhe grevën e urisë që po zhvillohet në Tiranë nga deputetët socialistë.
“Jam realist e nuk pres ndonjë zgjidhje nga ky takim ndërparlamentar, por së paku mendoj se do të kontribuojë pozitivisht për zhvillimet e ardhshme të dialogut politik në Shqipëri. Kam respekt për ata që po bëjnë grevë urie, por nuk mendoj se kjo është rruga e duhur për të arritur qëllimin politik. I respektoj dhe ata njerëz gëzojnë admirimin tim, por mendoj se ngërçi politik duhet të transferohet në Parlament",- u shpreh Kukan. Socialistët dhe demokratët përcollën edhe në Bruksel të njëjtin debat. Megjithëse përmendën shpesh fjalën “zgjidhje”, askush nuk u tërhoq nga pozicioni i deklaruar edhe më parë nga kryetarët e partive respektive.

Ky lajm është publikuar: 05/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›