Vasili, letër Ramës e Topallit “Ministria ka marrë masa për shëndetin e grevistëve”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri Shëndetësisë, Petrit Vasili, i ka dërguar dje në mesditë një letër Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, në të cilën shprehet se urgjenca dhe spitalet kanë marrë urdhër të trajtojnë me prioritet rastet e gjendjes së përkeqësuar të deputetëve që bëjnë pjesë në grevën e urisë, e cila po zhvillohet në Tiranë. Në letrën e tij, ministri Vasili shprehet se strukturat shëndetësore për shkak se në grevë bëjnë pjesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, janë urdhëruar të monitorojnë gjendjen pa ndërprerje. Letra e ministrit Vasili i është dërguar për dijeni edhe Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe kryetarit të Grupit Kuvendor të PS-së, Gramoz Ruçi. Në letrën e tij ai shkruan: “Në funksion të përgjegjësive të mia shtetërore, lidhur me shëndetin publik dhe garantimin e ndihmës mjekësore, kam ndjekur me shumë vëmendje, së bashku me strukturat shtetërore që drejtoj, ecurinë shëndetësore të grevës së urisë të ndërmarrë nga forca politike që ju drejtoni”. Sipas Vasilit, nëpërmjet kësaj letre strukturat shëndetësore publike shqiptare janë urdhëruar të asistojnë dhe zgjidhin me prioritet maksimal çdo problem të karakterit shëndetësor të konstatuar tek grevistët e urisë. “Në funksion të këtij qëllimi, drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës, kanë marrë kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e grevës për një bashkëpunim sa më efektiv dhe të shpejtë për dhënien e ndihmës shëndetësore grevistëve që kanë paraqitur probleme me shëndetin e tyre”, - shkruan ai në letrën e tij.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2010