Ligji qe penalizon mediat shqiptare
Nisma e fundit ligjore per mediat nga ana e qeverise se Maqedonise ka provokuar reagimin edhe te gazetareve. Shefi i zyres se Top Channel ne Shkup Kim Mehmeti u shpreh dje ne nje interviste per kete televizion se ndryshimet e parashikuara synojne te vendosin kontroll mbi raportimin e pavarur. Kjo qeveri deshiron qe ti percaktoje vete korrespondentet e mediave te Shqiperise e te Kosoves e jo vete mediat meme. Sa i perket zyres sone ne Shkup ajo njeh vetem standardet profesionale te televizionit qe i takon e jo lojerat e ketushme politike - deklaroi Mehmeti. Sipas tij mberritja e nismes deri ne Parlament deshmon se ka nje miratim nga partite politike perfshi ato shqiptare. Pa pelqimin e partise shqiptare ne pushtet nje ligj i tille nuk do arrinte deri ne bankat e Parlamentit. Pastaj besoj se atyre u pershtatet nje ligj i tille ngaqe shpresojne se keta korrespondente te mediave nga Shqiperia do ti bejne te varur nga partia shqiptare ne pushtet - u shpreh ai.