Bushati dhe Fushë-Kuqja, “molla e sherrit” mes PD-së dhe PS-së
Pas bllokimit prej shumë orësh ka rinisur procesi i numërimit të votave në Bushat. Fushë-Kuqe, 6 kutitë e votimit përfundojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
Tiranë – Bushati dhe Fushë-Kuqja, as më shumë e as më pak, mbeten aktualisht dy zonat problematike të procesit zgjedhor dhe “molla e sherrit” mes dy forcave politike, pasi votat e numëruara atje do të vendosin fatin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Në Bushat komisionerët socialistë u janë afruar tavolinave të numërimit, ndërsa në Fushë-Kuqe nuk është gjetur konsensusi për ta bërë numërimin aty, ndaj dhe 6 kutitë e votimit janë nisur për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku dhe do të merret vendimi se çfarë do të ndodhë me to. Ndërkohë, nisur nga këto probleme, Partia Socialiste akuzon rivalët e saj në këto zgjedhje se po tentonin të grabisin votat për të siguruar mandate të rreme. Përfaqësues të selisë rozë deklaruan se nëse nuk do të tërhiqen personat që po bllokojnë numërimin e votave, atëherë do të merren në dorë qendrat e numërimit për të mos lejuar deformimin e verdiktit të popullit.
Rinisja e procesit
Futja e numëruesve socialistë në KZAZ-në e Bushatit pas paraqitjes së dokumenteve të identifikimit dha sinjalin se numërimi do të niste shumë shpejt, ndërkohë që procesi kishte qenë i bllokuar për orë të tëra. Procesi i numërimit të votave në Bushat të Shkodrës ka rinisur vetëm në mesditë, pas një bllokimi prej shumë orësh. Numërimi ishte ndalur që prej pasdites të së martës, pasi numëruesit ishin tërhequr nga procesi pas një debati me sekretaren e KZAZ-së së Bushatit. Kryetari i kësaj KZAZ-je, Ylber Tahiri, deklaroi se numëruesit u tërhoqën pasi ishin të lodhur. Në këtë KZAZ duhet të numëroheshin 41 kuti, nga 79 që janë në total dhe katër prej tyre të kontestuara. Nga rezultati i mbi 30 kutive të numëruara deri në atë moment PD-ja rezultonte me 2000 vota më shumë. Por socialistët deklaruan se kishin konstatuar probleme në këtë zonë, madje jo vetëm atje, por edhe në zona të tjera, dhe arrijnë deri aty sa të thonë se zgjedhjet janë zhvilluar njësoj si në vitin 1996.
Deklarata
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Leonard Olli, njoftoi se pothuajse në të 12-të qarqet ka përfunduar procesi i numërimit, ndërkohë që vazhdonte puna në Bushat. Por, në mesditë numërimi i votave në KZAZ-në e Bushatit ecte me ritme shumë të ngadalta dhe duket se procesi në këtë qendër do t’i sjellë probleme KQZ-së. Deri në orën 13:50 ishin numëruar 37 kuti, por mbeten t’u nënshtrohen këtij procesi edhe 38 të tjera. Nga këto 4 kuti u kontestuan dhe kjo mund të kthehet në “mollë sherri” mes dy forcave kryesore politike, PD dhe PS. Deri në këtë moment PD-ja rezultonte me 5300 vota dhe PS-ja me 3335.
Tensionet në Bushat
Bushati bllokoi procesin e numërimit të votave duke u kthyer ashtu si dhe në zgjedhjet lokale të 2007-s, zona më problematike në qarkun e Shkodrës. Dy ditë më parë kandidatët për deputetë të PS-së që po ndiqnin procesin e numërimit të votave ndërhynë, pasi kanë konstatuar ndryshimin e bojës së njërës prej dy vulave të vendosura në fletët e votimit si dhe kanë deklaruar se një kuti votimi ka qenë e thyer. Kjo kuti votimi, edhe pse është kontestuar, është hapur dhe numëruar. Kjo për faktin se KZAZ-ja ka gjykuar se materiali brenda saj ka qenë i rregullt; procesverbalet dhe kodet po në rregull, ndërsa dëmtimi në anët e saj nuk ka ndikuar në materialin brenda. Pas debateve të ashpra mes tyre dhe anëtarëve të KZAZ-së Nr. 41, PS-ja ka vendosur të tërheqë nga KZAZ-ja grupet e numërimit, anëtarët e përfaqësuesit e saj. Duke qenë se kjo forcë politike ka shumicën në këtë KZAZ, procesi nuk ka munduar të vazhdojë. Me bllokimin e procesit të numërimit, forcat e policisë së Shkodrës kanë marrë në dorëzim vendin ku bëhej numërimi. Partia Socialiste e akuzoi hapur PD-në për abuzime me votime. Kandidatët për deputetë, Tom Doshi dhe Ilir Beqja, deklaruan se procesi ishte manipuluar. Ndërkohë, Partia Demokratike akuzoi Tom Doshin dhe Ilir Beqjan se po abuzonin, ushtronin presion dhe po pengonin procesin e numërimit të votave. Socialistët pohuan se në Zonën Zgjedhore Nr. 42, në dy qendra votimi, rezultati ishte jo i saktë. Bëhej fjalë për Qendrën e Votimit Nr. 181, që i përket fshatit Vig dhe Qendrës së Votimi Nr. 182, që i përket fshatit Mnelë, ku rezultati ka dalë 300 me 0 dhe 90 me zero në favor të Partisë Demokratike. Kryetari i degës së PS-së për Shkodrën, Edip Shiroka, deklaroi se ky rast i është bërë me dije KQZ-së dhe janë në pritje të vendimeve që do të merren. Në këtë zonë zgjedhore është dhe një kuti e pezulluar, ajo që i përket fshatit Kir.
Incidenti
Pak pas mesnatës së djeshme policia nuk i lejoi komisionerët socialistë të hynin në KZAZ-në e Bushatit, pasi ata nuk ishin pajisur me dokument identifikimi. Nuk është lejuar të hyjë në këtë KZAZ edhe kandidati për deputet, Tom Doshi. Ky i fundit, në një prononcim për mediat, konfirmoi se forcat policore nuk e lejonin të hynte në qendrën e numërimit. “Këtu po kërkohet konflikt, po nuk shqetësohemi sepse fitorja është me ne, pasi këtu ne do të marrim edhe një mandat tjetër për Partinë Socialiste”, - u shpreh Doshi.
2 Korrik 2009