Deputeti i LSI-së, Dritan Prifti: “Vota ime do të jetë për qeverinë e Berishës”
Meta: “Qëndrimi i Priftit është personal, LSI-ja pret përfundimin e procesit”. Deputeti Koka: “Kryesia e LSS-së do të vendosë për koalicionin paszgjedhor”
Deputeti i sapozgjedhur i LSI-së në qarkun e Fierit, Dritan Prifti, ka shpallur dje mbështetjen ndaj qeverisë “Berisha”. Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, i cili ka deklaruar se deklarata e Priftit është një qëndrim personal i tij. Sipas Metës, LSI-ja nuk do të ketë asnjë qëndrim në lidhje me koalicionet paszgjedhore deri në përfundim të procesit të numërimit të votave dhe shpalljes së rezultatit përfundimtar, LSI-ja nuk do të kishte asnjë qëndrim. Gjatë një emisioni televiziv Prifti ka deklaruar se në rast se maxhorancës së Berishës do t’i duhet një votë e vetme për të krijuar qeverinë e re, kjo do të ishte vota e tij. Deputeti i LSI-së deklaroi se do të votonte për qeverinë e Berishës duke i vendosur dy kushte: E para, hartimi i një ligji që do të hetonte abuzimet dhe manipulimet që iu bënë procesit zgjedhor të 28 qershorit; e dyta, ndryshimi i Kodit Zgjedhor, i cili deformoi votën e shqiptarëve.
Akuzat
Prifti akuzoi eksponentë të Partisë Socialiste se kanë manipuluar dhe kanë grabitur votat e LSI-së në qarkun e Fierit. “Janë të njëjtët njerëz që më kanë grabitur votat edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005”, - tha deputeti i LSI-së. Afrimi i Priftit drejt maxhorancës së PD-së u paralajmërua disa orë më parë edhe nga vetë kryeministri Berisha. Gjatë një mbledhjeje të qeverisë Berisha tha se koalicioni “Bashkimi për ndryshim” jo vetëm që kishte siguruar 72 mandate, por maxhoranca e PD-së do të zgjeronte koalicionin duke pasur një qeverisje të qëndrueshme në të ardhmen. Në këtë mënyrë Berisha paralajmëroi afrimin në maxhorancën e tij të deputetëve të opozitës. Edhe ditën e hënë, një ditë pas përfundimit të procesit të votimit, deputeti Prifti dha një deklaratë të bujshme nga qarku i Fierit. Ai akuzoi kryetarin e PS-së, Edi Rama, si dhe eksponentë të tjerë të kësaj partie, se kishin manipuluar votat e LSI-së. Për këtë arsye Prifti deklaroi se në asnjë mënyrë nuk do të votonte në Parlament që të zgjidhej kryeministër Edi Rama.
Koka
Deputeti i sapozgjedhur i LSI-së në qarkun e Durrësit, Lefter Koka ka deklaruar se qëndrimi i deputetit Prifti është emocional. Koka tha se vetëm pas mbledhjes së kryesisë së LSI-së do të vendoset për koalicionin paszgjedhor që do të bëjë LSI-ja. Koka tha se shpresonte që vota e tij të ishte për një koalicion të së majtës, por ai shprehu keqardhjen që kryetari i PS-së Edi Rama bëri një Kod Elektoral, që synonte dëmtimin e LSI-së. Deputeti Koka denoncoi gjithashtu edhe taktikën e zgjedhur nga PS-ja, e cila synoi që të dëmtonte elektoratin e LSI-së gjatë fushatës elektorale, duke bërë presione nga më të ndryshmet.
2 Korrik 2009