E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha na provokoi për të shkëputur vëmendjen nga Fieri



Partia Socialiste i ka cilësuar provokime të rënda të kryeministrit Berisha, incidentet e ndodhura përpara selisë rozë. Zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj tha se automjete shtetërore si dhe makina pa targa me mbështetës të Partisë Demokratike kanë provokuar rëndë mbështetësit e Partisë Socialiste të cilët qëndronin qetësisht në selinë e Partisë Socialiste. Sipas Imerajt, ky provokim i Berishës është bërë më qëllim që të shkëputet vëmendja e opinionit publik ndaj situatës kaotike që po ndodhte në qarkun e Fierit. Zëdhënësja e PS-së i bëri thirrje kryeministrit Berisha që të tërheqë ministrat e saj nga komisionet e numërimit të votave në qarkun e Fierit, pasi ata nuk do të mund të devijojnë vullnetin e votuesve dhe mandatin që ka fituar Partia Socialiste në këtë qark.

2 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›