Bushati kundër Ndokës: Pro bashkëpunimit PD-PS
Zv/ministri i Integrimit, Zef Bushati, ka mbështetur votën pro në Komisionin e Ligjeve të deputetit të PDK-së, Tom Doshit. Megjithëse kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, ka kundërshtuar bashkëpunimin mes dy forcave të mëdha politike, duke përjashtuar ato të vogla, Bushati ka përkrahur veprimin e deputetit Doshi për votën e djeshme në Komisionin e Ligjeve.
Zoti Bushati, si e komentoni votën e Tom Doshit sot në Komisionin e Ligjeve për ndryshimet në Kushtetutë?
Përpara se të jap gjykimin tim, desha të sqaroj se votimi është bërë për Sistemin Zgjedhor dhe jo për Kodin Zgjedhor. Në Kushtetutë është i përcaktuar vetëm sistemi. Neni 64 i Kushtetutës shprehet: "Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë. 100 deputetë zgjidhen drejtpërdrejt në zona njëemërore me numër të përafërt zgjedhësish. 40 deputetë zgjidhen nga listat shumëemërore të partive dhe/ose koalicioneve të partive sipas renditjes në to". Pra sistemi është mazhoritar i korrektuar. Të gjitha modalitetet e tjera shprehen në Kodin Zgjedhor. Edhe në sistemin mazhoritar ka pasur mjaft hapësira që zgjedhjet të bëheshin të lira, të drejta e të ndershme. Por nuk janë bërë se ka munguar vullneti. Tani kërkohet të ndryshohet sistemi. Për mua nuk është aspak i rëndësishëm ndryshimi i sistemit dhe jam plotësisht dakord me qëndrimin dhe votimin e deputetit demokristian, Tom Doshi, për mua i rëndësishëm është Kodi Elektoral mbasi aty përshkruhen modalitetet. Është Kodi që të siguron zgjedhje të lira e të ndershme. Uroj që dhe pragu 2.5% të eliminohet (si në sistemin proporcional italian) dhe t‘i krijohet mundësia çdo grup zgjedhësish të përfaqësohen në Kuvend nëpërmjet deputetit të zgjedhur prej tyre.
A bie ndesh veprimi i deputetëve të PDK-së me qëndrimin e kryetarit të PDK-së, Nard Ndoka, i cili është shprehur kundër bashkëpunimit PD-PS?
Ne kemi folur gjithmonë për bashkëpunim pozitë-opozitë, madje edhe unë jo pak herë në konferenca për shtyp kam përçuar idenë e PDK-së për këtë bashkëpunim. Bëhet fjalë konkretisht për bashkëpunimin rreth ndryshimit të sistemit zgjedhor. Çdo subjekt politik ka të drejtë të veprojë në kuadër të koalicionit, por nuk mund t‘i përjashtosh mundësinë të veprojë dhe të mbajë qëndrime të veçanta asnjë subjekti. Kështu nuk mund të them se ne jemi kundër një bashkëpunimi sidomos kur nuk cenon qëndrimet e përbashkëta politike dhe të koalicionit qeverisës.