E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Kryeprokurori, mandat 7-vjeçar

Çështja e Kryeprokurorit të Përgjithshëm pritet të negociohet mes përfaqësuesve dhe pozitës e opozitës. Burimet nga selia rozë sqarojnë se parimisht ideja e pranuar mbetet për t‘u saktësuar në bashkëpunimin me demokratët. Konkretisht, bëhet fjalë për gjatësinë në shtrirje kohore të mandatit të kreut të akuzës.

Debati

Partia Demokratike ka propozuar një ndryshim të Kushtetutës në nenin numër 149. Konkretisht, është sugjeruar vendosja e përkufizimit se "Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit, për një mandat pesëvjeçar me të drejtë riemërimi". Në po këtë linjë është menduar edhe një ndryshim në pikën e dytë të këtij neni që thotë "Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës me propozim të Kuvendit për shkelje të Kushtetutës, për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij ose për mosushtrim të këtyre funksioneve për paaftësi mendore a fizike, për akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e prokurorit". Pika katër e propozuar ka të bëjë me detyrimin e kreut të akuzës për të raportuar në mënyrë periodike në Kuvend për gjendjen e kriminalitetit. Sa u takon këtyre detajeve, Partia Socialiste është deklaruar kundër për pjesën e dytë. "Ajo çfarë për të cilën ne jemi pro në parim, por që mbetemi të hapur për ta zgjidhur me reformën në drejtësi, është mandati i Prokurorit të Përgjithshëm dhe afati që do t‘i caktojmë këtij mandati", theksoi nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Arben Isaraj. Partia më e madhe e opozitës nuk pranon ndryshimin e pikës nr.2, ku flitet për shkarkimin në rastin e "mosushtrimit të funksioneve të tij", e shtuar kjo sipas propozimit të demokratëve. Selia rozë gjatë diskutimeve ka shfaqur dy alternativa sa i takon mandatit, njëra që ai të jetë për pesë vjet dhe mundësia e dytë që të zgjatet deri në shtatë vjet. Por çështja e mandatit si propozim i socialistëve do të ketë të bëjë me lënien jashtë Kushtetutës dhe përfshirjen në ligjin për prokurorinë. Kjo për të mos e përfshirë në dokumentin themeltar të shtetit.

Kushtetuta

Aktualisht, në dokumentin themeltar të shtetit janë dy nene që flasim për prokurorinë. Përkatësisht në nenin 148, pika 1 thuhet se "Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Prokuroria kryen edhe detyra të tjera të caktuara me ligj". Në pikën 2 nënvizohet se "prokurorët janë të organizuar dhe funksionojnë pranë sistemit gjyqësor si një organ i centralizuar". Ndërsa në pikën 3 "në ushtrimin e kompetencave të tyre, prokurorët u nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve". Në nenin 149 thuhet se "Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit". Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit. Prokurorët e tjerë emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm. Prokurori i Përgjithshëm informon herë pas here Kuvendin për gjendjen e kriminalitetit.

Pranimi

Parimisht mund të konsiderohet si i pranueshëm edhe propozimi i bërë prej demokratëve për një mandat pesëvjeçar



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›