E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati në Shkodër, me apelin elektoral: “Demokristianë zgjohuni”

09-04-2011 / Gazeta 55

Kryetari i Partise Aleanca Demokristiane z. Zef Bushati zhvilloi nje takim pune me kryesine e Deges dhe kandidatet demokristiane qe do te garojne per keshilltare ne zgjedhjet e 8 Majit ne Qytetin e Shkodres dhe Komunat rreth saj. Drejtuesit e Deges Shkoder e njohen Kryetarin Bushati me rezultatet perfundimtare per regjistrimin e kandidateve demokristiane te Partise Aleanca Demokristiane ne Qytetin e Shkodres si dhe ne te gjitha Komunat. Listen e kandidateve per antare te Keshillit te Bashkise Shkoder per Partine Aleanca Demokristiane e kryeson Profesori i Universitetit "Luigj Gurakuqi" z.Rrok Smajli. Demokristianet shkodrane, te cilet kane shume vite qe i kane dhene idealin e tyre demokracise kristiane ne Shkoder e ne Komunat e saj, i kerkuan Kryetarit Zef Bushati qe ti udheheqe me pjekurine politike dhe vendosmerine qe e karakterizon dhe e siguruan se edhe ne keto zgjedhje Demokristianet e Aleances do te jene forca e trete politike ne Shkoder njesoj si ne vitet kur Zef Bushati, lideri historik i demokristianeve, i udhehiqte ata drejt konsolidimit te filozofise se demokracise kristiane ne Shqiperi. Kryetari demokristian Zef Bushati i falenderoi dhe i uroi per punen e mire, edhe pse brenda nje kohe mjaft te shkurter, qe kryesia e deges ka bere me nje perkushtim qe i karakterizon demokristianet shkodrane. Nga Shkodra Zef Bushati u drejtoi thirrjen demokristianeve qe te zgjohen."Shqiperia ka nevoje per bardhesine dhe ndershmerine tone. Perballe jush korrupsioni tkurret e dridhet. Ejani t’i kthejme dinjitetin vendit tone - tha Bushati. Ne demokristianet - vijoi - jemi antikomunistë, dhe perfaqesojme shtresen me te persekutuar te regjimit te eger komunist. Ne historikun e demokracise kristiane nuk jane pak ata te cilet u burgosen,u pushkatuan, u internuan nga regjimi me mizor i diktatorit Hoxha. Ne demokristianet e duam qyteterimin, civilizimin, emancipimin, zhvillimin. Ne punojme per integrimin e Shqiperise ne familjen europiane. Ne demokristianet shperndajme kudo mesazhin e paqes e te dashurise. Ne jemi te gatshem per te dhene kontributin tone ne luften kunder korrupsionit e kriminalitetit, ne luften kunder droges e prostitucionit. Shoqeria shqiptare po lengon nga keto plage te renda te cilat kane ndikuar e po ndikojne negativisht ne nivelin ekonomik. Varferia po prek mjaft shtresa te popullsise shqiptare. Ne demokristianet e duam Shkodren dhe qytetaret e saj ne qytet e ne te gjitha komunat e rrethit. Ne kemi luftuar e do te luftojme per te ardhmen e tyre,te familjeve dhe femijeve te tyre. Partia Aleanca Demokristiane ben thirrje edhe per tolerance dhe mirekuptim. Ne i kerkojme elektoratit shkodran ne qytet dhe komuna qe te votojne kandidatet tane per antare te keshillave mbasi nepermjet tyre ne do te sjellim nje kontribut mjaft te vlefshem per banoret e rrethit te Shkodres.Ne jemi ura qe lidh Shqiperine me Europen Perendimore.Miqte dhe aleatet tane demokristian ne Europe jane garancia jone.Ne kerkojme vendin e trete ne Shkoder,vend ky qe na takon dhe te cilin e kemi patun gjithmonë” - perfundoi fjalen e tij Kryetari Demokristian i Aleances z.Zef Bushati.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›