Bushati, nje shprese europiane
Kombetarja U 21 e ka nisur me kemben e mbare aventuren e kualifikueseve per kampionatin evropian. Skuadra e Artan Bushatit ka barazuar 0 0 ne Senec, kunder Sllovakise. Pergjithesisht, ka qene nje loje e kujdesshme e taneve, te cilet kane ditur t'u qendrojne sulmeve te vendasve qe kerkonin pa dyshim fitore. Madje, ne dy tre raste, nese do te ishim treguar me te kujdesshem e me te sakte, edhe mund t'i godisnim permes, Abazajt apo Pemes.
Pershtypje pozitive
Ne veshtrimin e Ramadan Shehut, trajner i U-17, tekniku ka shoqeruar ekipin tone perfaqesues ne Sllovaki, se bashku me anetarin e Komitetit Ekzekutiv te FSH se, Medin Zhega, "Sllovakia ishte nje skuader ishte nje skuader shume teknike, por ekipi yne diti ta kontrolloje mjaft te mire lojen. Mund te them me plot gojen se kemi qene gati perfekt ne prapavije e pergjithesisht ne lojen mbrojtese". Me tej, Shehu ka folur edhe per mundesite tona: "Morem tre kater faulla ne pozicione te mira, qe "shihnin" si duhet porten kundershtare, por nuk i shfrytezuam ne menyren e duhur. Mangesia jone ishte mungesa e nje goditesi te mire ne kesi rastesh". Vleresimin e tij tekniku e jep duke permendur edhe nje fakt qe ndikon jo pak ne tere ecurine e lojes: "Sllovaket ishin ne kulmin e tyre, pasi ishin ne javen e katert te kampionatit. Kjo beri qe ata te ishin me te fresket edhe ne fund te ndeshjes. Sidomos ne dhjete minutat e fundit kemi patur jo pak veshtiresi". Ne fund, ai ka shtuar: "Ishte nje loje korrekte nga te dy palet. Vendasit na kane pergezuar ne perfundim te saj. Shkurt, lame pershtypje shume te mira".
Diferenca ne moshe
Pas ndeshjes i eshte marre nje mendim edhe ndihmesit te Bushatit, Ilir Shulku. "E vleresoj si nje ndeshje shume te mire, edhe duke mos u nisur nga rezultati i deshiruar per ne. Djemte zbatuan mjaft mire detyrat e dhena. Po te kishim qene me te qete, mund t'i goditnim ne kundersulmet tona, ndo nese te pakta, por patem defekt ne pasin final. Sidoqofte luajtem me nje shpirt gare te admirue shem. Dua te evidentoj edhe nje fakt: po te shohesh protokollin e nde shjes, ve re me lehtesi se ekipi yne, mosha mesatere e tij, eshte shume me e ulet se ajo sllovake".
Shpresa e Bushatit
Se fundi, duke permbajtur kenaqesine e premieres se tij, trajneri Bushati ka thene: "Ishim perballe nje kundershtari te veshtire, per me teper qe kishte formen e duhur sportive. Veshtiresia te ne rritej edhe per faktin se kishim nje dyzim: nje pjese e futbollisteve jane ne kulmin e marrjes se ngarkesave ne fazen pergatitore te sku adrave te tyre, ndersa ka dhe nje pjese tjeter thuajse te pastervitur. Megjithate, u paraqitem si nje grup i kujdesshem, qe zbatoi me perpikmeri c'ki shim vendosur me pare. Ne fund patem shenja lodhjeje, ndaj u detyrova te bej zevendesimet qe dhane freskine e duhur per te mos pesuar. Dua te evidentoj karakterin e ketyre djemve, cka me ben te shpresoj per nje ecuri edhe me te mbare ne te ardhmen".
U-21 Sllovaki 0
U-21 Shqiperi 0
E merkure, 16 gusht 2006, ora 19:00, ne stadiumin NTC, Senec Sllovaki
Sllovakia: Kuciak, Siva, Brezinski, P.Farkash, Husar, Pekarik (M.Farkash 46'), Kopunek, Hamshik (Kona 60'), Bozhok, Jendrishek (Filo 78'), A.Nemec
Shqiperia: Koliqi, Mile, Dushku, Osmani, Arapi, Lila, Bakaj (Lika 79'), Veliaj, Agolli, Pema (Hodo 90'), Abazaj (Mema 82')
Gjyqtar: Viaceslav Banari (Moldavi)
Vezhgues i UEFA s: Donald McVicar (Skoci)
Kartona te verdhe: Brezinski/ Lila, Dushku, Agolli, Bakaj
Shikues: 1052