E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani fiton 2-1 miqësoren me Shkumbinin

Partizani më në fund kthehet të fitorja në miqësore dhe kësaj radhe në fushën e vështirë të Peqinit. Sot, "Djemtë" e Bajkos arrijnë jo vetëm të fitojnë 2-1 por dhe të qetësojnë trajnerin e tyre pas shterpësisë në dy testet e tjera me Dajtin (0-0) dhe me Besën (0-0). Golat për "Demat e kuq" u shënuan nga Paulin Dhëmbi dhe Ardit Beqiri, ndërsa Shkumbini
shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Kjo ishte humbja e parë e Shkumbinit, menjëherë pas fitores 3-2 me Apoloninë e Fierit.
Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›