U-21, Sllovaki-Shqipëri 0-0. Sukses i trajnerit Bushati

Ekipi kombëtar U-21 i drejtuar nga trajneri Artan Bushati ka mundur ta mbyllë në barazim ndeshjen e parë të takimit me përfaqësuesen e Shpresave të Sllovakisë, ndeshje që u luajt në Senec.
Ndeshja u gjykua nga një treshe arbitrash nga Moldavia me kryesor Veaceslav Banari, ndërkohë që vëzhguesi i arbitrave të UEFA-s është skocezi Donald McVicar.
Shqipëria dhe Sllovakia bëjnë pjesë në Grupin 2 kualifikues të Kampionatit Europian U-21. Në këtë grup bën pjesë edhe Spanja, që sot e ka pushim.
Pas ndeshjes me Sllovakinë, kuqezinjtë do të kenë një ndeshje luksi, kundër Spanjës, më 1 shtator në stadiumin "Selman Stërmasi", Nëse Shqipëria do të fitojë, atëherë shanset e vendit tonë janë për vendin e parë në Grup dhe kualifikim.
Franc Hoxha