E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italmedia.it: Bogdani shumë afër Kievos

Media italiane dhe faqet sportive të internetit nuk pushojnë së dhëni lajme për destinacionin e mundshëm të Erjon Bogdanit për sezonin e ri 2006-2007.
Pas përsëritjes së ofertës nga Udineze, të njëjtën gjë e ka bërë edhe Kievo, e cila duket e dështuar në tratativat për të rekrutuar një sulmues më peshë. Humbja 2-0 në Sofje me Levskin në turin e tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve i ka detyruar veronezët t'i kthehen fuqishëm pistës Bogdanin.
Lajmi për një kalim të mundshëm të Bogdanit jepet nga siti italmedia.it, që pohon se lojtari i Sienës pas mosgjetjes së akordit me Udinnezen duket shumë afër shoqëerisë veroneze. Bogdani ka luartur edhe më parë në Verona me ekipin Hellas Verona me të cilin në kampionatin e sezonit 2004-2005, luajti në Serinë B 38 ndeshje duke shënuar 17 gola. Bogdani, sipas sitit, e dëshiron një kthim në Verona ku ruan edhe kujtime të bukura, por kësaj radhe me Kievon.
Gledi Shabani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›