Flamurtari mund Dinamon në Tiranë 2-1

Flamurtari merr hak me Dinamon në Tiranë duke fituar 2-1. Vlonjatët e Agim Canaj pas humbjes së turneut "Birra Norga" dhe të 10 mijë dollarëve të fituar nga Dinamo, fituan sot në miqësoren e zhvilluar në kompleksin stërvitor të "bluve" kryeqytetas.
Edhe më e "dhimbshme" behët humbja kur mëson se ish-sulmuesi i dikurshëm Fjodor Xhafa, ishte autori i një dydgolëshi të bukur kësaj radhe për formacionin vlonjat. Madje, Flamurtari humbi edhe një penallti të gjuajtur keqazi nga nigeriani Roxher Pandong.
Golin e nderit për Dinamon e shënoi Olgert Stafa.
Aurel Vrenozi