San Marino, miqesorja "llokum" per Shqiperine. San Marino-Shqiperi 0-3

Nuk mund te fillonte me mire per Shqiperine. Ka qene vetem minuta e peste kur nje top i krosuar sakte nga e djathta e ka gjetur te pergatitur bjondin e sulmit kuqezi, Tare qe e ka kontrolluar sferen mire e me pas ka shkarkuar drejt e ne porten e Simoncinit.
Perballe modesteve sanmarineze, kroati Baric, - premiera e tij ne kombetaren e vendit te shqiponjave, - ka rreshtuar ne vije mbrojtjen. Nje ndryshim jo i vogel ky nisur nga fakti se ne te dhenat per lojen e erfaqesueses shqiptare thuhej se "luajne me pese", pra me mbrojtes te lire. Brari ka vendosur ne qender Hasin, nje futbollist i eksperiences e Beqirin, ndersa anesore jane Dallku e Aliaj. Mesfusha eshte po me kater, vecse ka me teper liri per Skelen, performanca e te cilit ka lene pershtypje. Ne fund, sulmi me "binomin" Tare-Bogdani. Dy lojtaret e njohur ne futbollin italian, perkunder pershtypjes se pare qe lidhet me shtatlartesine e tyre, jane shume te zhdervjellet; spostohet e manovrojne, madje me lehtesi deri ne prapavijen vendase.
Ne pjese e pare vlen per t'u shenuar goli i Skeles. Mesfushori, qe prej vitesh luan ne Gjermani, pasi ka bere nje seri "fintesh" e "kunderfintesh", nga rreth 20 metra ka gjuajtur "thate", drejt ne rrjeten e portes vendase. Nje gol qe eshte duartrokitur jo vetem nga tifozet shqiptare, por dhe ata sanmarineze. Vertet klas! Per ta mbyllur mire e bukur ka menduar Hasi, me nje "galopate", qe ka arritur fundoren e ka krosuar ne zone. Lala e ka patur shume te thjeshte qe me te brendshme te coje ne 3-0. Nderkohe nuk duhet harruar nje predhe e Tares (36'). Sulmuesi ka bere gjithcka bukur, tek ka stopuar nje top brenda zones dhe e majta e tij eshte stampuar ne pjesen e poshtme te pingules se Simoncinit.
Per vendasit ka patur vetem nje moment te mire kur Selva, i vetmi qe luan ne futbollin profesionist italian, ka kaluar Hasin dhe ka gjuajtur. Topi ka kaluar fare prane traut te portes se Likes.
Pjesa e dyte ka qene shume e varfer, ndoshta edhe ngaqe te dy trajneret bene zevendesime te shumta, cka mund te kene ndikuar ne mosruajtjen e ritmit e organicitetit te manovres. Edhe momentet emocionuese kane qene te tilla. Mund te shenohet nje krosim i Dallkut, te cilin e ka devijuar me koke Kapllani e qe mbrojtesi vendas Albani per pak shkakton autogol dhe tre momente kur Simoncini eshte treguar nje portier i madh. Ka grushtuar nje goditje me koke po te Kapllanit, ka kthyer mbrapsht nje gjuajtje te fuqishme te Bogdanit e ka larguar me kembe nje goditje tjeter te Kapllanit.
Pergjithesisht ritmi ka ardhur ne renie, cka ka merzitur te pranishmit. Aq sa vershellima e fundit e kryesorit maltez eshte shoqeruar me te tilla edhe nga shikuesit.
Skeda
San Marino 0
Shqiperi 3
Shenues: / Tare 5', Skela 27', Lala 31'
E merkure, 16 gusht 2006, ora 20.30, ne stadiumin "Olimpik" te San Marinos
Nga Xhorxhio Beti,
redaktor sportiv i gazetes "San Marino oggi"
San Marino: Simoncini A., Valentini (Maco 69'), Palaci (Nani 73'), Albani, Dela Vale (D. Simoncini 75'), Bacioki, Marani Mikele (Caci 60'), Buli (Bonini 46'), Maranai Manuele, Selva, Vanuci (Celi 46'). Tr. G. Maca
Shqiperia: Lika (Hidi 46'), Dallku, Beqiri, Hasi (Xhafa 66'), Aliaj, Duro (Mukaj 46'), Cana (Shkembi 54'), Skela, Lala (Haxhi 46'), Tare (Kapllani 46'), Bogdani. Tr. O. Baric
Gjyqtare: Xh. Enzoli (Malte), M. Justi. A. Guidi (San Marino)
Kartona te verdhe: Albani / Beqiri