E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushati paraqet raportin e punës, deputetët akuza ndaj saj

Vendimi i Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve për heqjen e licencës së kanalit televiziv "Channel One" ishte baza e diskutimeve në Komisionin parlamentar të medias ku kryetarja Endira Bushati paraqiti raportin e punës.
 

Deputetët i drejtuan një sërë pyetjesh zonjës Bushati për vendimin absurd duke e lidhur këtë me faktin se ky vendim merret pak ditë përpara nisjes së fushatës elektorale dhe është një presion i drejtëpërdrejtë ndaj biznesmenit Ylli Ndroqi, i cili është njëkohësisht edhe pronar i "Ora News".
 

Ditë më parë, Drejtori i përgjithshëm i televizionit “Channel one” Patrik Sadikaj e cilësoi si absurd vendimin e KKRT-së për heqjen e licensës të këtij televizioni. Ndërkaq, Presidenti i RTV "Ora News" dhe njëkohësisht edhe i "Channel one" Ylli Ndroqi deklaroi se do ti drejtohet Gjykatës, kjo për të mbrojtur lirinë e medias.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›