Olldashi, proçesi i legalizimeve, mund të përfundoj shpejt
Duket se data 8 maj nuk do të jetë vetëm data e votimeve për pushtetin vendor por mund të jetë edhe afati për përfundimin e legalizimeve të zonave informale në Tiranë.
Gjatë një takimi pranë drejtorisë rajonale të Aluiznit, Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi, deklaroi se proçesi i legalizimeve ka ecur pozitivisht dhe mund të përfundoj brenda pak muajve.
Paralelisht me këtë proçes, ministri Oldashi deklaroi se muaji i ardhshëm pritet që të jetë edhe muaji kur do të nisin punimet për rrugën Tiranë-Elbasan. Proçesi i legalizimeve në kryeqytet është një proçes mjaft i rëndësishëm i cili do ti japë fund ekzistencës së zonave informale në kryeqytet.