E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Jackson, Berisha lutet për shpirtin e tij

Zëdhënësja e kryeministrit, Jula Mecani njoftoi sot se Kryeministri Berisha mësoi me dhimbje të thellë ndarjen nga jeta të këngëtarit të famshëm amerikan, Michael Jackson. 

TIRANE-“Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha lutet së bashku me familjarët dhe fansat e tij në mbarë botën, që shpirti i tij të gjejë paqen e amshuar”, citon sot një njoftim për shtyp i zyrës për shtyp të kryeministrit shqiptar.
Zëdhënësja e kryeministrit, Jula Mecani njoftoi sot se Kryeministri Berisha mësoi me dhimbje të thellë ndarjen nga jeta të këngëtarit të famshëm amerikan, Michael Jackson.

“Me vdekjen e tij kënga dhe muzika amerikane dhe botërore humbën princin e tyre të shquar”, theksoi më tej Mecani.

“Mbreti" i muzikës pop, Michael Jackson u nda nga jeta në datën 25 Qershor, pasi pësoi një arrest kardiak në rezidencën e tij me qira në lagjen Holmby Hills të Los Anxhelosit. Ylli 50-vjeçar i muzikës pop u dërgua menjëherë në spitalin e afërt "UCLA", ku ai i shpall i vdekur pasi nuk doli më nga koma.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›