Sot, muzikë për të mos heshtur
Is h t e n j ë b u r r ë i d o b ë t e
thuajse ngaherë me probleme
shëndetësore Manuel de Falla.
Jeta e tij rridhte me një thjeshtësi
ekstreme. Kishte hequr dorë nga çdo
lloj teke njerëzore për të jetuar në
luks, sado minimal të ishte ai. Gjatë
viteve të Luftës Civile në Spanjë,
nuk pati mundësi të përfitonte prej
të drejtave të autorit. Kështu që, i
drejtuar prej një modestie të thellë,
zgjodhi të jetonte disi në heshtje. Por
ai ishte një prej kompozitorëve më të
mëdhenj spanjollë. Kompozimet e tij
për kitarë cilësohen si një gur themeli
për lindjen e kitarës moderne klasike,
për përdorimin timbrik të saj e sidomos
sepse i dha një fisnikëri të munguar
këtij instrumenti... Për këto arsye, por
edhe për shumë të tjera, dirigjenti
Fatos Qerimaj ka zgjedhur të sjellë
në një koncert sot në mbrëmje, në
Akademinë e Arteve në Tiranë, pjesë
të kompozuara apo të orkestruara prej
këtij kompozitori. Por ai nuk është i
vetmi. Programi i përzgjedhur prej
mjeshtrit Qerimaj përmban edhe pjesë
nga të tjerë kompozitorë, siç janë Elgar,
Briten, Bize, Moricone, Chiara etj., të
cilët kanë krijuar mbi bazat e muzikës
spanjolle. Kanë zgjedhur ta quajnë
"El mirador de Lindaraza" ("Ballkoni
i Lindarajas"). Një zgjedhje stilistike,
për të evidentuar përveç muzikës edhe
një pjesëz romantike të historikut të
Spanjës mesdhetare. Për të përcjellë
ndjesi spanjolle, si në një përrallë,
rrëfehet se kopshti i Lindarajas është
një kopsht i vogël i mrekullueshëm në
kështjellën Alhambra, i ndërtuar në
shekullin XVI, pas periudhës maure të
kështjellës. Quhet kështu prej emrit të
saj. Aty pranë gjendet edhe dhoma e
dy motrave, Lindaraja dhe Zoriades, e
shtruar në mermer të bardhë. Fillimisht
edhe rruga quhej Oborri i Lindarajës...
Ballkoni i saj gjendej përballë dhomës
së dy motrave... Të gjitha e kanë një
domethënie në këtë koncert, madje
edhe data kur do të mbahet, sot më 27
qershor. Dirigjenti ka menduar që në
këtë ditë, kur heshtja do të pllakosë mbi
politikën shqiptare, të dëgjohet tingulli
i muzikës. Një "protestë" e vogël
kjo, për të treguar që ajo nuk hesht
kurrë, se pavarësisht mënjanimeve,
neglizhencës kundrejt aktiviteteve
kulturore e artistëve ajo vijon edhe
kur të gjithë heshtin. Një koncert, një
thirrje drejtuar të gjithë atyre që duan
të dëgjojnë. "Angazhimet politike kanë
qenë turbulluese edhe për aktivitetet
kulturore. Për këtë arsye mendova se
data 27 ka një qetësi të veçantë dhe atë
boshllëk që lë politika do ta mbushim
ne. Është një datë për të krijuar një
hapësirë kulturore, për të tërhequr
vëmendjen e të gjithë politikanëve, për
t‘u thënë që ju e keni harruar kulturën,
por pavarësisht të gjithave, sot ka diçka
interesante për t‘u ndjekur", thotë
Fatos Qerimaj. Ai e ka konceptuar
"Ballkonin e Lindarajas" si një mbrëmje
e cila do t‘i kushtohet tërësisht muzikës
spanjolle, kompozitorëve që janë
frymëzuar prej kësaj muzike, me
në krye kompozitorin Manuel de
Falla, që është një prej kompozitorëve
tradicionalë spanjollë, por që shumë
pak njihet nga auditori shqiptar. "Ai
është një nga kompozitorët që kanë
një jehonë shumë të mirë në botë",
shton dirigjenti. Kjo mbrëmje premierë
vjen nën interpretimin e këngëtares
Majlinda Laska, si dhe violinistit Miron
Peku, shoqëruar nga orkestra e "Insequence",
e cila ka pasur një aktivitet
të plotë këtë vit, duke dhënë ndihmën
e saj sidomos për talentet e reja. "Ky
koncert është një shpalosje shumë e
bukur e muzikës spanjolle, një mënyrë
e këndshme nëpërmjet së cilës ajo
vjen dhe evidentohet edhe në skenën
shqiptare. Unë them se do të jetë një
mbrëmje ‘caliente‘ ky koncert", vijon
më tej ai. Qerimaj thotë se ka zgjedhur
të sjellë pjesë të Manuel de Falla-s,
sepse e ka ndjekur dhe e njeh mirë atë.
Ai ka pasur fatin që të specializohet
pikërisht në Spanjë për klarinetë e
duke qenë se gëzon edhe pozicionin
e dirigjentit, vendosi që të jepte një
kontribut, duke sjellë në skenën
shqiptare pjesë prej këtij autori. "Por
ka edhe një arsye tjetër. Unë dëshiroja
t‘i jepja publikut kompozime të një
kompozitori mesdhetar me ngjyrime
të veprave që ngjasojnë disi me tonat.
Ndërkaq, një tjetër shtysë ishte edhe
fakti që prej disa kohësh orkestra
mjaft të njohura interpretojnë dendur
muzikë spanjolle. Kohët e fundit
muzika latine ka marrë një hov në botë.
Ky fenomen ka ndodhur edhe para
disa vjetësh me muzikën irlandeze.
Në mënyrë që muzika e vendeve të
bëhet sa më gjithëpërfshirëse, e njëjta
gjë po ndodh edhe me muzikën latine.
Duke qenë koherent në të gjitha këto
drejtime, mendova që do ishte mirë që
edhe ne në Tiranë ta kishim një koncert
të kësaj natyre për ta njohur më mirë
këtë muzikë", thekson Qerimaj, duke
shpresuar që një ditë të ndodhë e njëjta
gjë edhe me muzikën shqiptare. Artisti
dëshiron që edhe muzika jonë të marrë
një kuptim më të gjerë në botë.
thuajse ngaherë me probleme
shëndetësore Manuel de Falla.
Jeta e tij rridhte me një thjeshtësi
ekstreme. Kishte hequr dorë nga çdo
lloj teke njerëzore për të jetuar në
luks, sado minimal të ishte ai. Gjatë
viteve të Luftës Civile në Spanjë,
nuk pati mundësi të përfitonte prej
të drejtave të autorit. Kështu që, i
drejtuar prej një modestie të thellë,
zgjodhi të jetonte disi në heshtje. Por
ai ishte një prej kompozitorëve më të
mëdhenj spanjollë. Kompozimet e tij
për kitarë cilësohen si një gur themeli
për lindjen e kitarës moderne klasike,
për përdorimin timbrik të saj e sidomos
sepse i dha një fisnikëri të munguar
këtij instrumenti... Për këto arsye, por
edhe për shumë të tjera, dirigjenti
Fatos Qerimaj ka zgjedhur të sjellë
në një koncert sot në mbrëmje, në
Akademinë e Arteve në Tiranë, pjesë
të kompozuara apo të orkestruara prej
këtij kompozitori. Por ai nuk është i
vetmi. Programi i përzgjedhur prej
mjeshtrit Qerimaj përmban edhe pjesë
nga të tjerë kompozitorë, siç janë Elgar,
Briten, Bize, Moricone, Chiara etj., të
cilët kanë krijuar mbi bazat e muzikës
spanjolle. Kanë zgjedhur ta quajnë
"El mirador de Lindaraza" ("Ballkoni
i Lindarajas"). Një zgjedhje stilistike,
për të evidentuar përveç muzikës edhe
një pjesëz romantike të historikut të
Spanjës mesdhetare. Për të përcjellë
ndjesi spanjolle, si në një përrallë,
rrëfehet se kopshti i Lindarajas është
një kopsht i vogël i mrekullueshëm në
kështjellën Alhambra, i ndërtuar në
shekullin XVI, pas periudhës maure të
kështjellës. Quhet kështu prej emrit të
saj. Aty pranë gjendet edhe dhoma e
dy motrave, Lindaraja dhe Zoriades, e
shtruar në mermer të bardhë. Fillimisht
edhe rruga quhej Oborri i Lindarajës...
Ballkoni i saj gjendej përballë dhomës
së dy motrave... Të gjitha e kanë një
domethënie në këtë koncert, madje
edhe data kur do të mbahet, sot më 27
qershor. Dirigjenti ka menduar që në
këtë ditë, kur heshtja do të pllakosë mbi
politikën shqiptare, të dëgjohet tingulli
i muzikës. Një "protestë" e vogël
kjo, për të treguar që ajo nuk hesht
kurrë, se pavarësisht mënjanimeve,
neglizhencës kundrejt aktiviteteve
kulturore e artistëve ajo vijon edhe
kur të gjithë heshtin. Një koncert, një
thirrje drejtuar të gjithë atyre që duan
të dëgjojnë. "Angazhimet politike kanë
qenë turbulluese edhe për aktivitetet
kulturore. Për këtë arsye mendova se
data 27 ka një qetësi të veçantë dhe atë
boshllëk që lë politika do ta mbushim
ne. Është një datë për të krijuar një
hapësirë kulturore, për të tërhequr
vëmendjen e të gjithë politikanëve, për
t‘u thënë që ju e keni harruar kulturën,
por pavarësisht të gjithave, sot ka diçka
interesante për t‘u ndjekur", thotë
Fatos Qerimaj. Ai e ka konceptuar
"Ballkonin e Lindarajas" si një mbrëmje
e cila do t‘i kushtohet tërësisht muzikës
spanjolle, kompozitorëve që janë
frymëzuar prej kësaj muzike, me
në krye kompozitorin Manuel de
Falla, që është një prej kompozitorëve
tradicionalë spanjollë, por që shumë
pak njihet nga auditori shqiptar. "Ai
është një nga kompozitorët që kanë
një jehonë shumë të mirë në botë",
shton dirigjenti. Kjo mbrëmje premierë
vjen nën interpretimin e këngëtares
Majlinda Laska, si dhe violinistit Miron
Peku, shoqëruar nga orkestra e "Insequence",
e cila ka pasur një aktivitet
të plotë këtë vit, duke dhënë ndihmën
e saj sidomos për talentet e reja. "Ky
koncert është një shpalosje shumë e
bukur e muzikës spanjolle, një mënyrë
e këndshme nëpërmjet së cilës ajo
vjen dhe evidentohet edhe në skenën
shqiptare. Unë them se do të jetë një
mbrëmje ‘caliente‘ ky koncert", vijon
më tej ai. Qerimaj thotë se ka zgjedhur
të sjellë pjesë të Manuel de Falla-s,
sepse e ka ndjekur dhe e njeh mirë atë.
Ai ka pasur fatin që të specializohet
pikërisht në Spanjë për klarinetë e
duke qenë se gëzon edhe pozicionin
e dirigjentit, vendosi që të jepte një
kontribut, duke sjellë në skenën
shqiptare pjesë prej këtij autori. "Por
ka edhe një arsye tjetër. Unë dëshiroja
t‘i jepja publikut kompozime të një
kompozitori mesdhetar me ngjyrime
të veprave që ngjasojnë disi me tonat.
Ndërkaq, një tjetër shtysë ishte edhe
fakti që prej disa kohësh orkestra
mjaft të njohura interpretojnë dendur
muzikë spanjolle. Kohët e fundit
muzika latine ka marrë një hov në botë.
Ky fenomen ka ndodhur edhe para
disa vjetësh me muzikën irlandeze.
Në mënyrë që muzika e vendeve të
bëhet sa më gjithëpërfshirëse, e njëjta
gjë po ndodh edhe me muzikën latine.
Duke qenë koherent në të gjitha këto
drejtime, mendova që do ishte mirë që
edhe ne në Tiranë ta kishim një koncert
të kësaj natyre për ta njohur më mirë
këtë muzikë", thekson Qerimaj, duke
shpresuar që një ditë të ndodhë e njëjta
gjë edhe me muzikën shqiptare. Artisti
dëshiron që edhe muzika jonë të marrë
një kuptim më të gjerë në botë.