E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gran Gala", me artistë shqiptarë e të huaj

Dje në mbrëmje, në Teatrin e
Operës dhe Baletit, u mbajt
një mbrëmje koncertore. E
konceptuar si një Gran Gala, kjo mbrëmje
erdhi si pjesë e projektit CEE e shoqatës
vjeneze, "Music Theatre". Artistët më
të mirë, të cilët kanë qenë pjesë e
projektit në pesë vitet e ekzistencës së
tij, performuan në skenën shqiptare. Ata
kanë ardhur nga vende të ndryshme, si
Kroacia, Bullgaria, Maqedonia, Serbia
e Rumania, ndërsa nuk kanë munguar
as artistët shqiptarë. Vikena Kamenica,
Sidrit Bejleri dhe Erjona Gjyzeli kanë
interpretuar krah kolegëve të huaj. Ata,
sikurse edhe artistët e tjerë, kanë qenë
pjesë e projektit ambicioz, i cili lindi si
një mundësi më shumë për të promovuar
teatrot muzikorë ekzistues në Evropën
Qendrore dhe Lindore. Annalie Fritze,
koordinatorja e projektit, e cila është
pjesë e tij prej pesë vitesh, tregon se më
parë janë mbajtur koncerte në vende
të cilat përfshihen dhe janë pjesë e
koncertit. "Në Shqipëri ende nuk ishte
realizuar një i tillë, ndaj edhe tani që
na u dha rasti, menduam se ishte një
moment i mirë për të sjellë në teatrin tuaj
të operës disa prej artistëve që kanë qenë
pjesë e tij", thotë ajo. Sipas koordinatores
Fritze, e cila ka vizituar edhe më parë
TOB, artistët shqiptarë, të paktën ata
që kanë qenë pjesë e CEE-së, kanë
përmirësime të dukshme e madje janë
në rrugën e duhur për t‘u zhvilluar më
tej. "Ky projekt, i cili lindi para pesë vitesh
në Vjenë, ka synuar të mbështetë talentet
e reja, të rrisë shkëmbimin e përvojave
midis studentëve dhe të diplomuarve
të muzikës dhe artit apo intensifi kimin
e bashkëpunimit midis teatrove", thotë
Fritze, e cila nuk harron të shtojë se ky
projekt ishte nismë e padiskutueshme e
drejtorit të Operës Shtetërore të Vjenës,
dr. Ioan Holender, i cili nuk mundi të
ishte pjesë e kësaj Gran Galaje. "Duke
parë se sa shumë artistë të rinj prej
këtyre vendeve interpretonin në skenën
vjeneze, ai e ndjeu se duhej të bënte
diçka për të ndihmuar operat nga vinin
këto talente, të cilat në më të shumtën
e rasteve gjendeshin në vështirësi",
nënvizon ajo. Ndërkaq, Annalie Fritze
paralajmëron se ky është viti i fundit i
implementimit të projektit CEE. Fundi i
këtij viti shënon edhe fi nalen e projektit,
ku në një koncert të madh në Operën e
Vjenës do të ngjiten në skenë disa prej
artistëve që kanë qenë pjesë e tij. "Nuk do
të jenë të gjithë, sepse janë shumë. Ne kemi
mbështetur 57 artistë dhe kemi mundur të
planifi kojmë pjesëmarrjen e atyre që kanë
qenë më të lirë për atë datë", shprehet ajo,
ndërsa thotë se asnjë artist nga Shqipëria
nuk është planifi kuar të jetë pjesë e këtij
koncerti përmbyllës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›