E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, IC dhe CRL: Projekt për energjinë diellore

Kryeministri Berisha priti dje përfaqësuesit e konsorciumeve elektro-industriale, IC dhe CRL. Dy firmat italiane interesohen për investime në energjitikë. Projektet e tyre konsistojnë në ndërtimin e impianteve të prodhimit të energjisë diellore. Ata prezantuan projekt-idenë për ndërtimin e 6 impianteve të energjisë në zona të ndryshme të vendit. Në të njëjtën kohë, angazhohen të ndërtojnë edhe linjat e përcjelljes së prodhimit. Kryeministri Berisha mirëpriti projektet e tyre për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme dhe i siguroi se do të kenë mbështetjen e autoriteteve shqiptare. Kryeministri i njohu më pas investitorët italianë me lehtësitë që po afron qeveria në këtë fushe me ndërtimin e parqeve industriale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›