E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, mbytet në ujërat e lumit Seman 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është mbytur sot në ujërat e lumit Seman teksa ishte futur aty për të gjetur një shpend të vrarë.
Erjon Korobaçi, 30 vjeç, nga Fieri kishte dalë mesditën e sotme për gjueti me të atin, në pyllin pranë Semanit.
Një prej shpendëve të vrara prej tyre ka rënë në lum, dhe i riu është hedhur për ta marrë atë, por nuk ka mundur dot t'i shpëtojë vdekjes.
Temperaturat e ulëta dhe uji i rrëmbyeshëm janë bërë shkak për vdekjen e tij. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka filluar kërkimet për gjetjen e kufomës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›