Deliu, 10 vjet nën shënjestrën e hasmëve
Dhjetë vjet me frikën se
do të vritet... Dhjetë vjet
nën hijen e shokut të tij
të vrarë në vitin 1998... Dhjetë
vjet duke marrë të gjitha masat
mbrojtëse për të mos pësuar të
njëjtin fat. Por duket se jetëshkurtri
nuk bëhet dot jetëgjatë.
Fjala e urtë popullore ka zënë
vend tek i ndjeri Elton Deliu, i
cili është munduar me mish e
me shpirt që t‘u shpëtojë
hasmëve. Në fund, të gjitha
shpresat janë shuar. Ai është
ekzekutuar ditët e fundit të vitit
2008, në apartamentin e tij në
Tiranë, së bashku me nënën
Flutura Deliu, dhjetë vjet pas atentatit
më të rrezikshëm që i
kanë bërë. Në atë kohë, miku i
Elton Deliut, I.M., mbeti i vrarë,
ndërsa 32-vjeçari u plagos pas
një sulmi të organizuar ndaj
tyre me armë zjarri. Fabula e
mësipërme nuk është film, por
skena e një historie të vërtetë që
është regjistruar në dosjet e Policisë
dhe Prokurorisë së Tiranës.
Hetimet e mëvonshme kanë
nxjerrë në dritë të gjitha përpjekjet
e viktimës që t‘u shpëtojë
atentatorëve që e ndiqnin
kudo. Paguante katër truproje
dhe qarkullonte me tri automjete
të blinduara, masa të cilat
nuk i kanë shërbyer më 28 dhjetor
2008, kur persona të paidentifikuar,
me gjakftohtësinë
më të madhe, janë ngjitur në
apartamentin e tij, në afërsi të
Presidencës, dhe kanë ekzekutuar
nënën e tij, Flutura Deliun,
me një plumb pas koke. Autorët
kanë pritur "gjahun", i cili mësohet
se ka mbërritur disa çaste
më vonë. Sapo ka kaluar pragun
e shtëpisë është qëlluar pas
krahëve. Vrasësit, për të kryer
punën e tyre sa më mirë, kanë
qëlluar mbi trupin e 32-vjeçarit
edhe me një karikator tjetër,
duke e lënë të vdekur në vend.
Gjithçka është kryer me gjakftohtësinë
dhe me qetësinë më
të madhe, megjithëse zona ku
jetonin viktimat ishte e
zhurmshme. Autorët janë siguruar
që të mos lënë gjurmë në
vendngjarje. Kanë marrë të
gjitha gëzhojat. Më pas kontrolluan
të gjithë shtëpinë dhe kanë
gjetur "provën" që të mos identifikohen.
Vrasësit neutralizuan
sistemin e kamerave që viktima
Elton Deliu kishte instaluar në
apartament, ashensor dhe në
garazh. Kanë shkëputur të
gjitha kamerat nga serveri dhe
kanë "grabitur" CD-të që regjistronin
hyrje-daljet në apartament.
Skenari ka qenë tepër i
organizuar, pasi autorët kanë
dalë të qetë nga apartamenti
dhe pallati ku jetonin viktimat.
Janë larguar nga vendngjarja,
ndoshta duke "pirë kafe" te
zona përreth, në pritje të
hetuesve të çështjes.
Por ngjarja ende nuk ishte
zbuluar nga policia, e cila nuk
kishte asnjë të dhënë se kishte
ndodhur një vrasje e dyfishtë,
në afërsi të institucionit më të
lartë shtetëror në Shqipëri,
Presidencës. E para që ka zbuluar
vrasjen ka qenë e bashkëshortja
e 32-vjeçari, e cila ishte
shtatzënë. Gruaja i kishte
telefonuar disa herë Eltonit, i
cili nuk i ishte përgjigjur. Tepër
e shqetësuar ka shkuar në apartament,
ku ka parë dy trupat e
pajetë. E shokuar nga pamja ka
lajmëruar forcat e policisë, të
cilat më në fund arritën të zbulonin
se në Tiranë ishte kryer
një vrasje e dyfishtë. Me gjithë
tentativat e dëshpëruara të policisë,
autorët mundën të largohen,
duke mos lënë asnjë gjurmë
në vendngjarje.
E vetmja "provë" për hetuesit
e çështjes është bashkëshortja
e Elton Deliut, e cila ka treguar
pak detaje, pasi nuk kishte dijeni
rreth aktivitetit me të cilin
merrej i shoqi.
Duket se drejtësia shqiptare
do të lërë "pas krahëve" një
tjetër ekzekutim mafioz në
qendër të kryeqytetit. Fillimisht
ngjarja u hetua nga Policia e Tiranës,
e cila ngriti disa pista hetimore.
I referoi prokurorisë të
gjitha materialet, por pa asnjë
të dyshuar. Pavarësisht angazhimit
gjatë ditëve të festave
ku u shoqëruan dhjetëra persona,
hetuesit e Prokurorisë së Tiranës
i deleguan sërish policisë
mbledhjen e provave për
vrasjen e dyfishtë.
Policia, të gjitha atentatet ndaj Elton Deliut
Elton Deliu i ka shpëtuar
vrasjes në disa raste. Atentati
më i rrezikshëm ka qenë ai i
vitit 1998, ku në atë kohë, miku
i Elton Deliut, I.M., mbeti i vrarë,
ndërsa 32-vjeçari u plagos pas
një sulmi të organizuar ndaj tyre
me armë zjarri. Një tjetër atentat
ndaj Elton Deliut është ai i
vitit 2005, kur viktima u sulmua
me armë nga disa persona. Ngjarja
e parë, sipas burimeve të
policisë, ka ndodhur në mesin e
vitit 1998, kur persona të paidentifikuar
në atë kohë qëlluan
në automjetin në pronësi të tij,
I.M., duke e lënë atë të vdekur në
vend. Viktima banonte në Kombinat
dhe sipas policisë dyshohej
se ishte vrarë për motive
hakmarrjeje. Veç tij, nga ngjarja
mbeti i plagosur rëndë edhe vetë
Elton Deliu, në atë kohë 22 vjeç.
Ai mbërriti në gjendje të rëndë
shëndetësore në Spitalin Ushtarak,
ku pas mjekimit të marrë
gjendja e tij u përmirësua. Nga
hetimi i kryer prej policisë në atë
kohë u ngrit dyshimi se vrasja
mund të ketë ndodhur me
qëllim të larjes së hesapeve.
Shumë kohë pas atentatit, Elton
Deliu mësohet se u largua nga
vendi në drejtim të Italisë, ku ka
qëndruar disa vite, ndërsa në
vitin 2005, ndaj tij një grup prej
katër personash organizuan një
atentat me armë zjarri. Ata qëlluan
në drejtim të automjetit të
tij të markës BMW, në rrugën
"Ramazan Shijaku". Për fatin e
tij, Elton Deliu shpëtoi edhe këtë
herë pa dëmtime. Disa muaj më
vonë policia arrestoi fillimisht
dy prej të dyshuarve dhe disa
kohë më pas në Kavajë u kapën
të tjerët. Ndërkohë, përveç konflikteve
për prishje të pazareve të
drogës dhe përfshirje në krime
të tjera, policia po heton edhe
versionin e konflikteve të pronësisë
mes Elton Deliut dhe banorëve
vendas të zonës së
Kasharit.
PRONA DHE LLOGARI BANKARE NË EMËR TË VIKTIMËS
Në dosjen hetimore të prokurorisë dhe policisë
për vrasjen e Elton Deliut janë edhe të gjitha
pasuritë e viktimës. Paraprakisht hetuesit e çështjes
kanë zbuluar rreth 100 mijë euro llogari bankare në
emër të Deliut. Gjithashtu ai zotëron një lokal në Tiranë,
si dhe troje ndërtimi në periferi të Tiranës, ku
dyshohet se i ka përfituar në mënyrë të dyshimtë. Ka
dyshime se Deliu ka përfituar troje në Kashar nga një
ish-komunar i arrestuar për mbivendosje pronash.
Krahas këtyre të dhënave, prokuroria i ka bashkangjitur
ekzekutimit të dyfishtë edhe një dosje hetimore
ndaj Elton Deliut, e cila ishte hapur së fundi nga
Prokuroria e Tiranës.
do të vritet... Dhjetë vjet
nën hijen e shokut të tij
të vrarë në vitin 1998... Dhjetë
vjet duke marrë të gjitha masat
mbrojtëse për të mos pësuar të
njëjtin fat. Por duket se jetëshkurtri
nuk bëhet dot jetëgjatë.
Fjala e urtë popullore ka zënë
vend tek i ndjeri Elton Deliu, i
cili është munduar me mish e
me shpirt që t‘u shpëtojë
hasmëve. Në fund, të gjitha
shpresat janë shuar. Ai është
ekzekutuar ditët e fundit të vitit
2008, në apartamentin e tij në
Tiranë, së bashku me nënën
Flutura Deliu, dhjetë vjet pas atentatit
më të rrezikshëm që i
kanë bërë. Në atë kohë, miku i
Elton Deliut, I.M., mbeti i vrarë,
ndërsa 32-vjeçari u plagos pas
një sulmi të organizuar ndaj
tyre me armë zjarri. Fabula e
mësipërme nuk është film, por
skena e një historie të vërtetë që
është regjistruar në dosjet e Policisë
dhe Prokurorisë së Tiranës.
Hetimet e mëvonshme kanë
nxjerrë në dritë të gjitha përpjekjet
e viktimës që t‘u shpëtojë
atentatorëve që e ndiqnin
kudo. Paguante katër truproje
dhe qarkullonte me tri automjete
të blinduara, masa të cilat
nuk i kanë shërbyer më 28 dhjetor
2008, kur persona të paidentifikuar,
me gjakftohtësinë
më të madhe, janë ngjitur në
apartamentin e tij, në afërsi të
Presidencës, dhe kanë ekzekutuar
nënën e tij, Flutura Deliun,
me një plumb pas koke. Autorët
kanë pritur "gjahun", i cili mësohet
se ka mbërritur disa çaste
më vonë. Sapo ka kaluar pragun
e shtëpisë është qëlluar pas
krahëve. Vrasësit, për të kryer
punën e tyre sa më mirë, kanë
qëlluar mbi trupin e 32-vjeçarit
edhe me një karikator tjetër,
duke e lënë të vdekur në vend.
Gjithçka është kryer me gjakftohtësinë
dhe me qetësinë më
të madhe, megjithëse zona ku
jetonin viktimat ishte e
zhurmshme. Autorët janë siguruar
që të mos lënë gjurmë në
vendngjarje. Kanë marrë të
gjitha gëzhojat. Më pas kontrolluan
të gjithë shtëpinë dhe kanë
gjetur "provën" që të mos identifikohen.
Vrasësit neutralizuan
sistemin e kamerave që viktima
Elton Deliu kishte instaluar në
apartament, ashensor dhe në
garazh. Kanë shkëputur të
gjitha kamerat nga serveri dhe
kanë "grabitur" CD-të që regjistronin
hyrje-daljet në apartament.
Skenari ka qenë tepër i
organizuar, pasi autorët kanë
dalë të qetë nga apartamenti
dhe pallati ku jetonin viktimat.
Janë larguar nga vendngjarja,
ndoshta duke "pirë kafe" te
zona përreth, në pritje të
hetuesve të çështjes.
Por ngjarja ende nuk ishte
zbuluar nga policia, e cila nuk
kishte asnjë të dhënë se kishte
ndodhur një vrasje e dyfishtë,
në afërsi të institucionit më të
lartë shtetëror në Shqipëri,
Presidencës. E para që ka zbuluar
vrasjen ka qenë e bashkëshortja
e 32-vjeçari, e cila ishte
shtatzënë. Gruaja i kishte
telefonuar disa herë Eltonit, i
cili nuk i ishte përgjigjur. Tepër
e shqetësuar ka shkuar në apartament,
ku ka parë dy trupat e
pajetë. E shokuar nga pamja ka
lajmëruar forcat e policisë, të
cilat më në fund arritën të zbulonin
se në Tiranë ishte kryer
një vrasje e dyfishtë. Me gjithë
tentativat e dëshpëruara të policisë,
autorët mundën të largohen,
duke mos lënë asnjë gjurmë
në vendngjarje.
E vetmja "provë" për hetuesit
e çështjes është bashkëshortja
e Elton Deliut, e cila ka treguar
pak detaje, pasi nuk kishte dijeni
rreth aktivitetit me të cilin
merrej i shoqi.
Duket se drejtësia shqiptare
do të lërë "pas krahëve" një
tjetër ekzekutim mafioz në
qendër të kryeqytetit. Fillimisht
ngjarja u hetua nga Policia e Tiranës,
e cila ngriti disa pista hetimore.
I referoi prokurorisë të
gjitha materialet, por pa asnjë
të dyshuar. Pavarësisht angazhimit
gjatë ditëve të festave
ku u shoqëruan dhjetëra persona,
hetuesit e Prokurorisë së Tiranës
i deleguan sërish policisë
mbledhjen e provave për
vrasjen e dyfishtë.
Policia, të gjitha atentatet ndaj Elton Deliut
Elton Deliu i ka shpëtuar
vrasjes në disa raste. Atentati
më i rrezikshëm ka qenë ai i
vitit 1998, ku në atë kohë, miku
i Elton Deliut, I.M., mbeti i vrarë,
ndërsa 32-vjeçari u plagos pas
një sulmi të organizuar ndaj tyre
me armë zjarri. Një tjetër atentat
ndaj Elton Deliut është ai i
vitit 2005, kur viktima u sulmua
me armë nga disa persona. Ngjarja
e parë, sipas burimeve të
policisë, ka ndodhur në mesin e
vitit 1998, kur persona të paidentifikuar
në atë kohë qëlluan
në automjetin në pronësi të tij,
I.M., duke e lënë atë të vdekur në
vend. Viktima banonte në Kombinat
dhe sipas policisë dyshohej
se ishte vrarë për motive
hakmarrjeje. Veç tij, nga ngjarja
mbeti i plagosur rëndë edhe vetë
Elton Deliu, në atë kohë 22 vjeç.
Ai mbërriti në gjendje të rëndë
shëndetësore në Spitalin Ushtarak,
ku pas mjekimit të marrë
gjendja e tij u përmirësua. Nga
hetimi i kryer prej policisë në atë
kohë u ngrit dyshimi se vrasja
mund të ketë ndodhur me
qëllim të larjes së hesapeve.
Shumë kohë pas atentatit, Elton
Deliu mësohet se u largua nga
vendi në drejtim të Italisë, ku ka
qëndruar disa vite, ndërsa në
vitin 2005, ndaj tij një grup prej
katër personash organizuan një
atentat me armë zjarri. Ata qëlluan
në drejtim të automjetit të
tij të markës BMW, në rrugën
"Ramazan Shijaku". Për fatin e
tij, Elton Deliu shpëtoi edhe këtë
herë pa dëmtime. Disa muaj më
vonë policia arrestoi fillimisht
dy prej të dyshuarve dhe disa
kohë më pas në Kavajë u kapën
të tjerët. Ndërkohë, përveç konflikteve
për prishje të pazareve të
drogës dhe përfshirje në krime
të tjera, policia po heton edhe
versionin e konflikteve të pronësisë
mes Elton Deliut dhe banorëve
vendas të zonës së
Kasharit.
PRONA DHE LLOGARI BANKARE NË EMËR TË VIKTIMËS
Në dosjen hetimore të prokurorisë dhe policisë
për vrasjen e Elton Deliut janë edhe të gjitha
pasuritë e viktimës. Paraprakisht hetuesit e çështjes
kanë zbuluar rreth 100 mijë euro llogari bankare në
emër të Deliut. Gjithashtu ai zotëron një lokal në Tiranë,
si dhe troje ndërtimi në periferi të Tiranës, ku
dyshohet se i ka përfituar në mënyrë të dyshimtë. Ka
dyshime se Deliu ka përfituar troje në Kashar nga një
ish-komunar i arrestuar për mbivendosje pronash.
Krahas këtyre të dhënave, prokuroria i ka bashkangjitur
ekzekutimit të dyfishtë edhe një dosje hetimore
ndaj Elton Deliut, e cila ishte hapur së fundi nga
Prokuroria e Tiranës.