Vrasja në Korçë, policia: Viktima u mbajt peng para se të ekzekutohej
Policia e Korçës ka shoqëruar
dhe ka marrë në pyetje 25 persona,
të cilët dyshohet se kanë
lidhje, apo kanë dijeni për vrasjen
e 24-vjeçarit Pëllumb Çollaku.
Rrethi i të dyshuarve mbi autorësinë
e krimit është ngushtuar
edhe nga marrja në pyetje e një
numri të madh personash, të cilët
në cilësinë e dëshmitarëve janë
shoqëruar në Komisariatin e Policisë
së Korçës. Personat me të
cilët ka kontaktuar para zhdukjes
24-vjeçari, të afërmit e tij, por
edhe persona me të cilët ka pasur
lidhje shoqërore, janë pyetur
nga ana e policisë për të zbardhur
më tej rrethanat në të cilat viktima
është zhdukur. Burimet e policisë
kanë thënë se ka persona që
kanë pasur dijeni për largimin
misterioz të 24-vjeçarit nga Korça,
i cili nga hetimet ka rezultuar
se është rrëmbyer me forcë. Sipas
burimeve të policisë, dyshohet se
ai është mbajtur për disa ditë i
izoluar përpara se të ekzekutohej
me tri plumba dhe të hidhej në
anë të rrugës pranë fshatit Voskop.
Hetimet e policisë po shkojnë
drejt mbylljes dhe dokumentimit
të plotë të ngjarjes së rëndë, ku
mbeti i vdekur 24-vjeçari Pëllumb
Çollaku. Nga ana e policisë,
për këtë ngjarje janë shoqëruar të
paktën 25 persona. Pas dy ditësh
që ai u gjet i vrarë dhe i hedhur
në rrugën mbi fshatin Voskop,
policia i është rikthyer vendit të
ngjarjes për të zbuluar elemente
të gjurmëve dhe provave, elemente
të krimit, të cilat kompletojnë
zbardhjen përfundimtare të
ngjarjes. Burime të sigurta të policisë
kanë thënë se në një distancë
të afërt nga vendi ku u gjet
trupi i pajetë, është lokalizuar
edhe vendi i krimit. Një nga provat
e gjetura në vendin e ngjarjes
ka qenë edhe një plumb, që pasi
ka depërtuar në trupin e viktimës
është ngulur në tokë. Për uniformat
blu që po hetojnë këtë rast,
viktima mendohet se është rrëmbyer
dhe më pas është mbajtur
për disa ditë i izoluar para
ekzekutimit. Edhe pse nga provat
nuk është zbuluar ende një
vendqëndrim i fundit i viktimës,
para se ai të vritej me armë zjarri,
nga ana e saj policia ka kontrolluar
disa banesa. Burime të policisë
thanë për gazetën "Shqip", se
dyshohet se viktima është mbajtur
në fshatin Voskop pas rrëmbimit
të tij. Për këtë arsye në fshat
janë kontrolluar disa banesa
për të siguruar dhe lokalizuar
vendqëndrimin e viktimës pas
zhdukjes. Të njëjtat burime kanë
bërë të ditur se është ngushtuar
rrethi i të dyshuarve si autorë të
kësaj ngjarjeje të rëndë, pas pyetjes
së dëshmitarëve dhe personave
me të cilët ai ka kontaktuar
për herë të fundit. Sipas policisë,
bëhet fjalë për disa persona
të implikuar në këtë ngjarje të
rëndë, të cilët kanë pasur dijeni
për rrëmbimin dhe më pas
vrasjen e 24-vjeçarit. Policia i
qëndron versionit se Pëllumb
Çollaku është vrarë për larje hesapesh.
Vrasja e tij ka lidhje me faktin
se ka qenë i dënuar në Greqi
për trafik të lëndëve narkotike.
dhe ka marrë në pyetje 25 persona,
të cilët dyshohet se kanë
lidhje, apo kanë dijeni për vrasjen
e 24-vjeçarit Pëllumb Çollaku.
Rrethi i të dyshuarve mbi autorësinë
e krimit është ngushtuar
edhe nga marrja në pyetje e një
numri të madh personash, të cilët
në cilësinë e dëshmitarëve janë
shoqëruar në Komisariatin e Policisë
së Korçës. Personat me të
cilët ka kontaktuar para zhdukjes
24-vjeçari, të afërmit e tij, por
edhe persona me të cilët ka pasur
lidhje shoqërore, janë pyetur
nga ana e policisë për të zbardhur
më tej rrethanat në të cilat viktima
është zhdukur. Burimet e policisë
kanë thënë se ka persona që
kanë pasur dijeni për largimin
misterioz të 24-vjeçarit nga Korça,
i cili nga hetimet ka rezultuar
se është rrëmbyer me forcë. Sipas
burimeve të policisë, dyshohet se
ai është mbajtur për disa ditë i
izoluar përpara se të ekzekutohej
me tri plumba dhe të hidhej në
anë të rrugës pranë fshatit Voskop.
Hetimet e policisë po shkojnë
drejt mbylljes dhe dokumentimit
të plotë të ngjarjes së rëndë, ku
mbeti i vdekur 24-vjeçari Pëllumb
Çollaku. Nga ana e policisë,
për këtë ngjarje janë shoqëruar të
paktën 25 persona. Pas dy ditësh
që ai u gjet i vrarë dhe i hedhur
në rrugën mbi fshatin Voskop,
policia i është rikthyer vendit të
ngjarjes për të zbuluar elemente
të gjurmëve dhe provave, elemente
të krimit, të cilat kompletojnë
zbardhjen përfundimtare të
ngjarjes. Burime të sigurta të policisë
kanë thënë se në një distancë
të afërt nga vendi ku u gjet
trupi i pajetë, është lokalizuar
edhe vendi i krimit. Një nga provat
e gjetura në vendin e ngjarjes
ka qenë edhe një plumb, që pasi
ka depërtuar në trupin e viktimës
është ngulur në tokë. Për uniformat
blu që po hetojnë këtë rast,
viktima mendohet se është rrëmbyer
dhe më pas është mbajtur
për disa ditë i izoluar para
ekzekutimit. Edhe pse nga provat
nuk është zbuluar ende një
vendqëndrim i fundit i viktimës,
para se ai të vritej me armë zjarri,
nga ana e saj policia ka kontrolluar
disa banesa. Burime të policisë
thanë për gazetën "Shqip", se
dyshohet se viktima është mbajtur
në fshatin Voskop pas rrëmbimit
të tij. Për këtë arsye në fshat
janë kontrolluar disa banesa
për të siguruar dhe lokalizuar
vendqëndrimin e viktimës pas
zhdukjes. Të njëjtat burime kanë
bërë të ditur se është ngushtuar
rrethi i të dyshuarve si autorë të
kësaj ngjarjeje të rëndë, pas pyetjes
së dëshmitarëve dhe personave
me të cilët ai ka kontaktuar
për herë të fundit. Sipas policisë,
bëhet fjalë për disa persona
të implikuar në këtë ngjarje të
rëndë, të cilët kanë pasur dijeni
për rrëmbimin dhe më pas
vrasjen e 24-vjeçarit. Policia i
qëndron versionit se Pëllumb
Çollaku është vrarë për larje hesapesh.
Vrasja e tij ka lidhje me faktin
se ka qenë i dënuar në Greqi
për trafik të lëndëve narkotike.