Vret veten një vajzë 16 vjeçe, mister motivet
Një vajzë 16 vjeçe me iniciale
S.B. nga fshati Hot i Ri i Shkodrës
i ka dhënë fund jetës dje
duke u vetëhelmuar. Sipas policisë
lokale, vajza 16-vjeçare kishte lënë
një letër ku shkruante: "Të lutem
nënë mos mbaj zi për mua dhe të
lutem lutu Zotit gjithmonë". Sipas
dëshmive të familjarëve, viktima
kishte qenë vetëm në shtëpi në
momentin kur është vetëhelmuar
me fostoksinë dhe në momentet
e para ajo është gjetur e gjallë në
gjendje të rëndë. Familjarët e kanë
dërguar menjëherë në spitalin rajonal
të Shkodrës, por me gjithë
ndërhyrjen e mjekëve 16-vjeçarja
ka ndërruar jetë rreth orës 13.30 të
ditës së djeshme. Ndërkohë policia
bën të ditur se nga hetimet e
kryera vajza nuk vuante nga
ndonjë sëmundje dhe se veprimi
i saj mund të ketë ardhur si pasojë
e ndonjë depresioni të çastit.
S.B. nga fshati Hot i Ri i Shkodrës
i ka dhënë fund jetës dje
duke u vetëhelmuar. Sipas policisë
lokale, vajza 16-vjeçare kishte lënë
një letër ku shkruante: "Të lutem
nënë mos mbaj zi për mua dhe të
lutem lutu Zotit gjithmonë". Sipas
dëshmive të familjarëve, viktima
kishte qenë vetëm në shtëpi në
momentin kur është vetëhelmuar
me fostoksinë dhe në momentet
e para ajo është gjetur e gjallë në
gjendje të rëndë. Familjarët e kanë
dërguar menjëherë në spitalin rajonal
të Shkodrës, por me gjithë
ndërhyrjen e mjekëve 16-vjeçarja
ka ndërruar jetë rreth orës 13.30 të
ditës së djeshme. Ndërkohë policia
bën të ditur se nga hetimet e
kryera vajza nuk vuante nga
ndonjë sëmundje dhe se veprimi
i saj mund të ketë ardhur si pasojë
e ndonjë depresioni të çastit.