Behrami dëmtohet përsëri

Një tjetër goditje e rëndë për karrierën e Valon Behramit, mbrojtësit të Lazios dhe Kombëtares zvicerane. Mbrojtësi i krahut ka pësuar një tjetër dëmtim në kofshë të hënën gjatë stërvitjes së parë që ka zhvilluar me kombëtaren zvicerane para miqësores me Argjentinën që do të zhvillohet të shtunën. Pas analizave të bëra Behrami është detyruar që të largohet nga grumbullimi i kombëtares helvetike dhe është kthyer në kryeqytetin italian. Në vend të tij tekniku zviceran Koebi Kuhn ka thirrur mbrojtësin 21-vjecar të Sampdorias, Reto Ziegler. Që prej transferimit të tij në radhët e Lazios futbollisti kosovar ka kaluar shumë kohë jashtë fushës së blertë si pasojë e dëmtimeve të shpeshta.