E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muriqi: “Kam gjithçka që duhet për të fituar”

Boksieri shqiptar i kategorisë gjysmë të rëndë Elvir "Kosova Kid" Muriqi (34 fitore, 3 humbje) është duke vazhduar fazën përgatitore që dy javë në Pocono Mountains përpara duelit për titullin e kampionit të botës në versionin IBO përballë ish-kampionit Antonio "Magic Man" Tarver (24 fitore, 4 humbje).
Kur kanë mbetur akoma edhe dy javë deri te ndeshja, tifozët mund të jenë të qetë për formen e boksierit shqiptar që duket se është në formë më të mirë se asnjëherë më parë.
"Është shumë mirë të stërvitesh në Poconos. Nuk ka asgjë që mund të të shpërqëndrojë prandaj mund të fokusohem në punën time. Po vrapoj qysh në mëngjes prej orës 6 cdo ditë ndërsa pas kësaj zhvilloj 10 apo 12 runda sparing. Trajneri im Collin Morgan e di se po përgatitem shumë mirë për këtë luftë. Jam i papërmbajtshëm gjatë stërvitjeve por këtu është trajneri për të më mbajtur nën kontroll. Ai më ka ndihmuar shumë dhe kjo do të shihet më së miri në natën e ndeshjes", ka thënë Muriqi
Megjithëse gjatë gjithë kësaj kohe ka punuar me disa sparing-partnerë, Muriqi ka ftuar edhe ish-kampionin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin WBA, Lou Del Valle, për ta ndihmuar në fazën përfundimtare të përgatitjeve.
"Kam pasur sparing-partnerë të mëdhenj, kam pasur boksierë të shpejtë dhe disa djem të tjerë që boksojnë në stilin e Tarverit. Gjithashtu kam ftuar shokun tim dhe ish-kampionin e botës Lou Del Valle për të më ndihmuar në pjesën e fundit të përgatitjeve. Sinqerisht, kur Lou erdhi ai nuk ishte shumë i bindur nëse unë kam atë që nevojitet për të mposhtur Tarverin. Sot ai më tha se mënyra e vetme që unë mund të humbas duelin është nëse e humbas koncentrimin gjatë luftës".
Ekspertët e boksit amerikan kanë favorizuar Tarverin si favorit absolut të duelit dhe përvec kësaj ai ka edhe një avantazh fizik pasi është më i gjatë se shqiptari. Por për Muriqin të gjitha këto nuk kanë aspak rëndësi.
"Para së gjithash ai nuk është kundërshtari më i gjatë me të cilin jam përballur. Por vërtetë nuk ka rëndësi. Vetëm shikoni sesi Rulsan Chagaev mposhti ish-kampionin e kategorisë së rëndë Nikolai Valuev. Gjithcka varet nga stili. Më 9 qershor unë do të rrëzoj Antonio Tarverin. Ai e quan veten "Magic Man" por magjia është vetëm një iluzion, dhe më 9 qershor unë do t'i zbuloj truket e tij. Unë do të fitoj pasi nuk kam stërvitur kaq shumë dhe nuk kam arritur kaq larg vetëm për një pengesë e radhës për kundërshtarin. Unë kam stilin që nevojitet për të mposhtur Tarverin. Më 9 qershor do të dëshmoj që rikthimi i Tarverit është vetëm një iluzion magjik".

Liridon Iberdemaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›