Kombëtarja A fiton 13-0 me modestet e Olimpikut

Kombëtarja A fitoi 13-0 (pjesa e parë 7-0) me skuadrën modeste të Olimpikut të Tiranës, kategoria e tretë.
Në ekipin e parë, i cili do të luajë edhe në ndeshjen kundër Luksemburgut, trajneri Oto Baric hodhi këta lojtarë në fushë: Beqaj,- Curri, Dede, Dallku; - Haxhi (kapiten), Cana, Skela, Duro; -Berisha, Kapllani, Bushi. Serinë e golave e celi Alban Bushi, për të vazhduar më pas me katër gola të Kapllanit. Skela shënoi golin e gjashtë dhe Bushi mbylli pjesën e parë me golin e tij të dytë, njëherësh dhe të shtatin e pjesës së parë.
Olimpiku goditi shtyllën horizontale në këtë 45 minutësh.
Në pjesën e dytë, Baric e ndërroi plotësisht ekipin: Hidi, - Vangjeli, Rrustemaj, Vrapi;- Dallku, Ahmataj, Bulku, Mukaj, Murati (kapiten); Xhafaj, Salihi.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe tri gola të tjerë: Salihi (3), Xhafaj (2) dhe Ahmataj (1). Në testin e mëparshëm midis këtyre dy ekipeve në prag të ndeshjes me Slloveninë, Kombëtarja kishte fituar 6-0.