E Shtunë, 31 Tetor 2026

El Hadji Goudjabi: “Golat? Me Diop jemi 2-2”

Dash Frasheri
Albania-sport - Shënoi golin e tretë në takimin e së shtunës Vllaznia-Teuta (3-1) dhe nuk mund të mungonte të dielën në stadiumin "Selman Stërmasi", pë të ndjekur ish-ekipin e tij, Dinamon në ballafaqimin e fituar me Apoloninë (2-1). I lumtur që njeriu më të cilin ndan gjithcka të tij në Shqipëri, mbrojtësin senegalez Diop, arriti të shënonte golin e parë të Dinamos. Albania-sport.com kontaktoi me sulmuesin e fuqishëm të Vllaznisë, Goudjabi, i cili ndodhej në shoqërinë e mesfushorit të Tiranës, Engert Bakalli, dikur në forcë me Dinamon. "Goli kundër Teutës ishte i dyti në kampionat me fanelën e Vllaznisë. Ia kushtoj presidentit Valter Fushaj, i cili kishte ditëlindjen, por dhe trajnerit Josa, i cili ka krijuar tashmë besim te mua", thotë Goudjabi, që shton se ka dëshirë të shënojë gol kundër Tiranës. "Më mirë të mos shënoj në dhjetë ndeshjet e tjera të fazës së tretë se sa mos të shënoj kundër Tiranës në ndeshjen e fundit", shpall objektivin e tij sulmuesi senegalez, teksa përplas duart me Diopin e afruar pranë nesh. Dy gola të El Hadji Goudjabi (Dinamo) realizoi kundër Besës (31-1). Senegalezi El-Hadji Goudjabi shënoi golin e barazimit 1-1 për Dinamon në fitoren me Elbasanin (2-1) në ndeshjen e vlefshme për javën e 17 të Kategorisë Superiore të kampionatit shqiptar të futbollit, por nga janari luan per fanelen kuqeblu. Senegalezi Ablaye Papa Diop, autori i golit të fitores në ndeshjen Dinamo-Shkumbini (2-1) si dhe i golit të parë në fitoren 2-1 Dinammo-Apolonia. "Jam i kënaqur se si unë kundër Teutës edhe Diop shënoi kundër Apolonisë. Jemi në barazim: 2 me 2 përsa i përket golave, unë me Vllazninë ai me Dinamon", përfundon Goudjabi, që është i vetëdijshëm se me Partizanin në ndeshjen e kthimit të cerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. "Ne jemi ekip më i mirë se Partizani dhe do të kualifikohemi për në gjysmfinale. Golin e fitores dhe kualifikimit do ta shënoj unë", përfundon Gudjabi, që shton se kërkon edhe tri pikët me Shkumbinin, në javën e parë të fazës së tretë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›