E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtarët, të gatshëm për pranverë

Ejup LLUMNICA
Stadiumi olimpik "Adem Jashari" në Mitrovicë ka qenë arenë e testimit të gjyqtarëve të Superligës së Kosovës në futboll. Të vetëdijshëm se në pranverë i pret një punë e vështirë në drejtim të një kampionati, i cili vlerësohet se do të jetë shumë dramatik, gjyqtarët kosovarë mbajtën një seminar, që, sipas ekspertëve, do t'ju shërbejë atyre që stinorin pranveror ta nisin sa më të përgatitur. Nga 40 gjyqtarë sa ishin, 33 me sukses i përmbushën kriteret e kërkuara nga Këshilli Profesional i Gjyqtarëve, i cili njëherësh edhe ishte organizator i këtij seminari. Sipas kryetarit të këtij këshilli, Ismet Shurdhani, 4 gjyqtarë nuk u janë nënshtruar testimeve, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore (lëndime), ndërkaq 3 të tjerë kanë paralajmëruar largim nga ndarja e drejtësisë, për shkak të moshës. "Jemi të kënaqur me përgatitjen fizike të demonstruar nga gjyqtarët. Mendoj se ata janë të gatshëm të gjykojnë në pranverë. Të gjithë gjyqtarët që iu nënshtruan normave, me sukses i përmbushën ato", tha në fund të seminarit Ismet Shurdhani. Po të njëjtit test i janë nënshtruar edhe gjyqtarët e Ligës së Parë, ku nga 41 gjyqtarë vetëm 30 u testuan, të u treguan të suksesshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›