E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marseja e Lorik Canes humb perseri (VIDEO)

Nga Kastriot Gjini
Skuadra e Olimpikut te Marsejes, po vazhdon rezultatet zhgenjyese ne kampionatin francez. Madje nga keto rezultate ka humbur shume vende ne klasifikimin e ketij kampionati. Lorik Cana mesfushori energjitik i Marsejes por edhe i kombetares shqiptare eshte aktivizuar per 90 minuta ne humbjen e skuadres se tij ne ndeshjen e se Dieles ne darke, ku Marseja priste ne fushen e saj skuadren e Lens. Ndeshja ka mbaruar me rezultatin 1:0 ne favor te miqve te Lens. Mesfushori yne ka krijuar nje loje te mire, dhe si zakonisht eshte ndeshkuar dhe me karton te verdhe (28'). Pe rezultatin e ndeshjes vendosi A. Dindane ne minuten e 59' me penallti. Kjo humbje dergon Marsejen ne vendin e 8 te klasifikimit me 38 pike. Ndersa dukej se Marseja kishte nisur mne hapa te mbara, ndeshjet e fundit ka marre shume rezultate negative. Aty ku te gjithe prisnin Champions League, tani askush nuk pret as Uefen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›