Bushi bullgarëve – “Do ta keni të vështirë”

Bullgarët e njohin më mirë se cilindo futbollist shqiptar dhe ai ua ka prerë fare këmbët me fjalët e tij në një intervistë për të përditshmen sportive bullgare "Top Sport". Sulmuesi shqiptar që shumë vite më parë është shpallur kampion i Bullgarisë me skuadrën e Litex Lovech ka thënë se Bullgaria nuk ka gjasa për fitore në Tiranë. "Do ta keni shumë të vështirë. Në Tiranë mund të mos keni shans përballë nesh. E dini si është atmosfera te ne. Publiku na përkrah që nga minuta e parë e deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit. Edhe Rumania e ka pasur të vështirë, ndërsa Holanda ka fituar me ndihmën e gjyqtarit", ka thënë përvec tjerash Bushi për gazetën bullgare, ndërsa nuk ka treguar shumë respekt as për futbollisti8n më të mirë bullgar Dimitar Berbatov. "Do të isha shumë i kënaqur nëse ai do të vendoste ndeshjen si e vendosi në Sofje. E keni parë si e kemi ndalur. Nuk ka pasur asnjë rast për shënim. Dhe të flasim sinqerisht Berbatov nuk është një futbollist si Maradona apo Zidane".