E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushi dhe lojtaret e tjere, rezerva per Baric

Nga Arben Shemili

Ndeshja e kombetares tone me Sllovenine e zhvilluar ne Celje, eshte komentuar shume nga opinioni sportiv shqipetar ne menyra te ndryshme. Nje pjese e ka cilesuar si te suksesshme ( stafi i kombetares ) dhe nje pjese tjeter ( lojtaret, tifozet, dhe specialistet ) si jo e suksesshme. Vete futbollistet tane qe luajten ne kete ndeshje nuk jane te kenaqur. Nje nga lojtaret veterane te kombetares tone Albasn Bushi, u shpreh ne lidhje direkte, nga bankina perpara se ai te futej ne loje, i pyetur nga gazetaret tane:

" Nuk me duket qe Sllovenia te kete nje ekip aq te mire qe ne te luajme me kete skeme mbrojtese, ne nuk e ndjejme aspak vehten inferiore karshi atyre, duhet te luajme me dy sulmues dhe te kemi mundesi qe te shenojme. Megjithate tha Bushi, trajneri e ka menduar keshtu dhe duhet te respektojme vendimin e tij ".

Baric gjithashtu u shpreh mbas ndeshjes qe nuk i pengoi njeri Skelen dhe Duron qe te sulmonin bashke me Bogdanin, ( pra ja hedh atyre fajin ) nderkohe qe Skela tha mbas ndeshjes qe:

" Une kisha marre direktiva nga trajneri qe te qendroja i terhequr dhe ta prisja kundershtarin ne 20 metrat e fundit. Po te kishim qene me te lire te avanconim mund te shenonim dhe ta fitonim ndeshjen ".

Por edhe atij ju desh te thonte qe keshtu ishte taktika e Baricit dhe duhet rrespektuar.

Nuk e kuptojme perse Baric pretendon se ka rinuar ekipin dhe ka larguar lojtaret veterane sipas tij, nderkohe qe mban ne formacion stabel Haxhin, ( nje nga veteranet ) qe megjithe respektin qe kemi per ate c'ka ka dhene per kombetaren tone deri tani, me thene te drejten nuk eshte se po jep maksimumin e tij, ndoshta edhe per shkak te demtimeve te shpeshta qe ai ka pasur kohet e fundit. Po Edvin Muratin pse e largoi, mos ndoshta ndonje nga keto veterane ishte me ne forme se ai, megjithese ne asnje menyre Murati nuk mund te quhet veteran, i cili akoma nuk i ka mbushur 32 vjec, ai eshte i datlindjes 12-11-1975, ai po paraqitet shkelqyeshem ne kampionatin ku ai luan, biles po shenon edhe gola duke qene goleshenuesi me i mire i ekipit. Por si gjithmone ka qene i keqinformuar nga ndihmesit e tij.
Nje tjeter fenomen ndodh me lojtarin e Tiranes, Jahmir Hyka. Pasi e testoi ne ndeshjen me Angline B, Baric tha se ai ka nevoje te rritet si lojtar dhe duhet te aktivizohet ne ekipin shpresa, por ndodh e kunderta ai eshte gjithmone ne grumbullimet e kombetares dhe shihet njehere si zevendesues i Muratit, njehere si zevendesues i Skeles apo dhe i Duros, biles arrin te futet edhe nje minute te vetme ne ndeshjen e fundit, megjithese nuk preku asnje moment top me kembe, mos ndoshta ky lojtar duhet te permisoje patjeter CV-ne e tij duke marre sa me shume ndeshje me kombetaren? apo eshte keq per premion qe merr ekipi?
Ne grumbullimin e kombetares tone ne Slloveni, Alban Bushi i pyetur nga gazetaret per mungesen e Lorik Canes, u shpreh:

" Nuk na mungon Zidane, kemi lojtare te tjere qe mund ta bejne shume mire punen e tij ".

Me thene te drejten jo Bushi por edhe Baric me thene keshtu, asnje nuk do ta besonte, sepse u pa shume qarte qe mungesa e nje lojtari si Cana u ndje shume ne repartin difensiv. Mos te harrojme qe Cana nuk ka lidhje me Zidane sepse ai ishte mesfushor sulmues dhe organizator, ndersa Cana eshte mesfushor difensiv. Duhet te theksojme qe Cana eshte sipas revistes me te njohur sportive "France Football" i dyti mbas Pirlos, mesfushori difensiv me i mire ne Evrope. Duhet te theksojme gjithashtu qe cana eshte nga ata lojtare qe ne ndeshjen Liverpool-Marseje, ne fundin e ndeshjes, kompiuterat e instaluar qe monitoronin levizjet e lojtareve ne fushe gjate 90 minutave, shenonin distancen e 11300 m ose 11.3 km te pershkruara nga ana e Canes, qe me thene te drejten, nuk e besojme qe ndonje tjeter lojtar i kombetares tone ta kapi kete shifer gjate lojes, megjithe respektin qe kemi per te gjithe lojtaret e tjere, aq me keq per lojtaret e kampionatit shqiptar ( perjashtojme Duron i cili eshte i vetmi profesionist ne kete kampionat ).
Perpara ndeshjes u diskutua shume per kontraten e Baricit e cila varej shume nga rezultati i kesaj ndeshje. Duke qene se presidenti i federates shqipetare zoti Armando Duka ishte shprehur qe do te isha i kenaqur edhe me nje barazim, Barici e kapi menjehere situaten dhe kesaj here mendoi me shume per kontraten e tij te ardhshme se sa per fitoren e ekipit qe mund te ngrihej shume ne rast fitoreje, keshtu qe e ndertoi skuadren ne nje skeme mbrojtese. Megjithe respektin qe kemi per karrieren e tij si trajner dhe atyre pak rezultateve te mira qe ka marre me ekipin tone kombetar, nuk mendojme se ne do te ngelemi pa nje tjeter trajner te huaj, te cilet jane te shumte ne evrope dhe qe kerkojne sa gjysma e pages se tij dhe jane me te rinj ne moshe. Baric per pak mbush 75 vjec, ne shpresojme qe mos te shkojme ne eliminatoret e ardhshme me trajnerin me te vjeter ne evrope, duke mos harruar problemet e zemres qe ai ka. Si perfundim Shqiperia duhej ta fitonte kete ndeshje sepse me kontigjentin e lojtareve qe kishim, mund t'ja arrinim dhe aq me keq qe lojtaret Sllovene nuk jane kurre me te mire se sa lojtaret tane, ne c;do aspekt. Ata nuk bene ne asnje moment ndonje loje qe ne te ndjeheshim inferiore, perkundrazi, ne jemi shume me lart se ata. Kjo ishte nje ndeshje e interesave te zotit Baric dhe jo e interesave te kombit tone. Tifozet shqipetare anembane prisnin vetem fitore dhe nuk jane aspak te kenaqur me kete barazim te merzitshem dhe te detyruar nga trajneri i kombetares tone.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›