E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësore: Partizani humbet 2-1 nga grekët e Veria

Skuadra bashkëkryesuese e Superligës, Partizani është mposhtur në Nausas të Greqisë nga skuadra me të njejtin emër, anëtare e kategorisë superiore greke. Skuadra e Hasan Likës ka humbur me rezultatin 2:1. Pjesën e parë vendasit e kanë mbyllur me epërsinë e dy golave, ndërsa në të dytën, më saktësisht në minutën e 67-të të kuqtë kanë gjetur rrjetën me anë të Abilaliajt, por pa arritur që të shënojnë edhe golin e barazimit. Gjithsesi miqësorja me skuadrën që aktualisht renditet e 12-ta në kampionatin grek do t'i ketë shërbyer mirë skuadrës së trajnerit Hasan Lika, i cili në këtë përballje nuk ka pasur në dispozicion një ndër futbollistët më të mirë të të kuqve në këtë edicion, Elis Bakajn që është i grumbulluar me kombëtaren shqiptare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›