E Shtunë, 31 Tetor 2026

Penev: Në Shqipëri për tri pikë

Trajneri i kombëtares bullgare Dimitar Penev është shprehur se skuadra që ai drejton udhëton në Tiranë me qëllimin e vetëm për të fituar tri pikë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e "Euro 2008". "Gjendja e skuadrës është e mirë. Shkojmë në Shqipëri vetëm për fitore. Derisa të kemi një shans do të luftojmë. Kemi tri ndeshje para vetes dhe do të kërkojmë ti mbyllim me sukses", ka thënë Penev.
Ndërkohë presidenti i federatës bullgare, Borisllav Mihajllov, ka bërë një deklaratë me të cilën i ka bërë të ditur trajnerit aktual se vendi i tij në krye të kombëtares do të jetë i sigurt vetëm në rast kualifikimi në "Euro 2008".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›