E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni “Novigatori” vë në pranga dy hajdutët e kasetofonave të makinave



Durrës - Në kuadër të operacionit të koduar “Novigatori”, policia e Durrësit ka mundur të vërë në pranga dy persona, të cilët kishin kohë që dyshoheshin për kryerjen e një sërë vjedhjesh të kasetofonave nëpër makina. Sipas të dhënave policore, janë vënë në pranga 17 - vjeçari B. S., lindur dhe banues në Tiranë dhe bashkëmoshatari i tij, K. H., lindur në Selanik dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin në qytetin e Durrësit, ata kanë kryer disa vjedhje të aksesorëve të automjeteve, kryesisht kasetofona. Konkretisht, vetëm dy ditë më parë ata kanë vjedhur shtatë kasetofona makinash duke thyer trekëndëshin e automjeteve përkatëse. Të dhënat tregojnë se rasti i parë i vjedhjes është kryer në automjetin tip “Volkswagen” me targë DR 8577D, në pronësi të Shpëtim P., i dyti në automjetin “Benz” me targë DR 6795, pronë e Henea H., i treti në automjetin tip “Benz” veturë me targë DR 81 19 G, pronë e Besnik B., i katërti automjetit tip “Ford Fiesta”, veturë me targë DR 73 69 C, pronë e Armand L., i pesti automjeti tip “Benz” me targë TR 15 28 M, pronë e Shpëtim L., i gjashti automjeti tip “Benz” me targë DR 4455, pronë e Edmond Sh., ndërsa tek automjeti i shtatë vetëm sa kanë tentuar, pasi nuk arritën ta realizojnë aktin. Ndërkaq, njihet si një vjedhje e tyre edhe ajo e datës 28 shkurt 2009 kur duke thyer xhamin trekëndor të automjeti tip “Skoda” me targë Tr5542 P, ata kanë mundur t’i vjedhin kasetofonin. Bëhet e ditur se të dy autorët e këtyre vjedhjeve u kapën në banesat e tyre në Tiranë dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një automjet tip “Renault” 5 me targë TR 54 04 G, që autorët e përdornin për vjedhje, e cila u braktis së bashku me sendet e vjedhura në kohën që ata ndiqeshin nga policia në bazë të këtij operacioni në Lagjen Nr. 6 të Durrësit.

Kontrolli në lokal, arrest mbajtësit të pistoletës pa leje, po e fshihte në një vazo lulesh

Durrës – Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 19-vjeçarin Shkëlqim Dardha, lindur dhe banues në këtë qytet, pasi pas një ushtrimi kontrolli të befasishëm në një lokal, iu gjet një pistoletë TT model 56 kalibrit 7.62 mm, të cilën e mbante pa leje dhe po tentonte ta fshihet në një vazo me lule. Sipas të dhënave për gazetën “Albania” arma dhe 7 fishekë, u bllokuan në cilësinë e provës materiale. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

4 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›